Gastronomët shqiptarë në Zvicër
Restoranti italian shndërrohet në restorant me ushqime të kuzhinës shqiptare

Restoranti italian“JetSet” në Kloten të Zürichut, do të shndërrohet në restorant me ushqime të kuzhinës shqiptare.
Pronarët shqiptarë kanë premtuar cilësi të lartë, pritje të ngrohtë familjare dhe ambient të traditës shqiptare.
Në restorantin e tyre “JetSet” në Klloten, shumë afër Aeroportit të Cyrihut, Hetem Nrecaj dhe Jetmir Shabanaj kanë përuruar zyrtarisht të shtunën kuzhinën me specialitete shqiptare.
“Synim imi ka qenë që kuzhinën shqiptare ta prezantoj ashtu si është, pa e përzier fare me ushqime të tjera”, thotë për albinfo.ch Hetem Nrecaj, teksa shfleton menynë që i ka shtuar restorantit të tij, të identifikuar më parë, kryesisht me kuzhinën italiane.
Fakti se në restorant vazhdojnë të vijnë edhe klientë të rregullt zviceranë e të tjerë për shkak të afërsisë me Aeroportin e Cyrihut, e bën edhe më të qëlluar përcaktimin e tyre që të sjellin ushqimet e kuzhinës shqiptare.
Nrecaj tha se kanë vendosur të ruajnë traditën shqiptare të gatimit dhe ta promovojnë te banorët vendës.
Sido që të jetë, kohët e fundit gjithnjë e më shumë po hapen restorante në Zvicër me menu tërësisht shqiptare, si duket ka kaluar koha kur pronarë restorantesh kishin frikë se do të zbulohet përkatësia e tyre shqiptare…!
Të tjera nga Gastronomët shqiptarë në Zvicër
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti