Lajme
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois”
Reperi i njohur me rrënjë shqiptare Arbër Rama, i njohur me emrin artistik EAZ, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Përparim Avdilin, kandidat për kryetar të qytetit të Cyrihut, përmes një kënge të re të titulluar “Eine vo ois”.
Premiera e këngës do të bëhet më 30 janar, gjatë një showcase-i ekskluziv dhe falas që EAZ do të mbajë në klubin Plaza në Cyrih. Koncerti do të zgjasë 30 minuta dhe do të përfshijë hitet më të njohura të reperit. Kulmi i mbrëmjes pritet të jetë pikërisht prezantimi për herë të parë i këngës së re, e cila është shkruar posaçërisht për Përparim Avdilin.
Sipas organizatorëve, EAZ është frymëzuar nga biografia e Avdilit, të cilën e sheh si të ngjashme me historinë e tij personale – një rrugëtim suksesi me prejardhje migrante në Zvicër.
Kujtojmë se Arbër Rama (EAZ) u shpall fitues i çmimit për hitin muzikor të vitit në edicionin e fundit të Swiss Music Awards me këngën “Juicy”, ndërsa platforma albinfo.ch e ka shpallur atë “Personalitet i Vitit 2024 në fushën e muzikës”, duke konfirmuar ndikimin e tij jo vetëm në skenën muzikore zvicerane, por edhe në diasporën shqiptare.
Ngjarja do të shoqërohet gjithashtu me një “Polit-Jukebox”, ku 15 kreativë do të prezantojnë 15 ide për një Cyrih më kreativ, më gjithëpërfshirës dhe më modern.
Biletat janë falas, por numri i vendeve është i kufizuar dhe mund të merren përmes faqes zyrtare të Plaza-s. Lokali është i përshtatshëm edhe për persona me karrocë invalidësh.
lexoni po ashtu:
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih
Lexoni po ashtu:
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë










