Kosova
Rënie e numrit të nxënësve në Kosovë
“Kjo për shumë arsye, për shkak të migrimit dhe arsye të tjera. Por gjithsesi është një numër akoma i kënaqshëm për një vit të ri për nxënësit e klasës së parë”, është shprehur ministri
Numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë në shkollat e Kosovës ka rënë mbi 11 mijë, krahasuar me një dekadë më parë.
Nga 36 mijë e 129 sa ishin në vitin shkollor 2004/2005, në vitin 2017/2018, ishin regjistruar vetëm 27 mijë e 406. Ndërsa këtë vit edhe 2 mijë më pak se në 2017. Dhjetëra miliona euro të investuara në shkolla, sidomos në fshatra janë duke dështuar.
Edhe ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pohuar se ka rënie të numrit të nxënësve që nisin shkollimin fillor.
Madje, siç ka thënë ai këtë vit janë regjistruar mbi 25 mijë nxënës në klasat e para. Derisa statistikat thonë se një vit më parë ishin regjistruar 27 mijë e 406 nxënës.
“Kjo për shumë arsye, për shkak të migrimit dhe arsye të tjera. Por gjithsesi është një numër akoma i kënaqshëm për një vit të ri për nxënësit e klasës së parë”, është shprehur ministri, raporton “Kosovapress”.
Eksperti i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci ka arsyetuar rënien e numrit të nxënësve me emancipimin e gruas.
“Nëse përcillet numri i lindjeve vërehet se është në rënie të vazhdueshme. Mendoj se është, të them ashtu çmimi i emancipimit, nëse mund ta them ashtu, të shoqërisë, në veçanti të gruas. Sepse gruaja synon që të punojë, të bëjë edhe karrierë, përveç që të jetë nënë. Dhe e gjithë kjo ndikon në rënien e numrit të fëmijëve. Prandaj, sipas projeksioneve do të ketë shumë më shumë njerëz të moshës mbi 65 vjeç se që ka në kohën e sotme”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, Ismajl Kurteshi, anëtar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovcion dhe Ndërmarrësi thotë se krahas rënies së natalitetit, në zvogëlimin e numrit të nxënësve ka ndikuar edhe migrimi i popullsisë.
E një konstatim tjetër e ka dhënë për KosovaPress edhe ish-drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, e cila ka folur për zonat rurale dhe kryeqytetin në veçanti.
“Ajo çka është evidente është se vërehet zvogëlimi i numrit të nxënësve në rajone të caktuara dhe paraqet njëfarë disbalanci në mes të zonave urbane dhe atyre rurale. Për shembull në Prishtinë nuk ka problem në lidhje me zvogëlimin e numrit të nxënësve, përjashtimisht në disa shkolla të fshatrave, përjashtimisht në komunat tjera ky numër po zvogëlohet gjithnjë e më shumë që flet për lëvizjet e mëdha të qytetarëve më shumë dhe më shumë se sa brenda vendit, largimi prej Republikës të Kosovës”, tha Nagavci.
Ndryshe, evidencat tregojnë se nga viti 2005 deri në vitin 2010 numri i nxënësve që nisën arsimin fillor ishte mbi 30 mijë, ndërsa në vitin 2011/2012 ra në 29 mijë, ku vazhdoi me rënie edhe viteve vijuese.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, ekipi i Kosovës i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën... -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së












