Lajme
Rënie e madhe e migracionit ilegal në Zvicër
Nga janari deri në qershor, Rojat Kufitare të Zvicrës kanë ndaluar 6500 persona që kanë dashur të hynë ilegalisht në Zvicër, ose mbi 30% më pak se një vit më parë
Në gjysmën e parë të vitit 2019 janë kapur dukshëm më pak njerëz gjatë hyrjes ilegale në Zvicër, në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2018. Nga janari deri në qershor, Rojat Kufitare të Zvicrës, sipas të dhënave që kanë publikuar sot, kanë ndaluar 6500 persona, të cilët kanë dashur të hynë ilegalisht në Zvicër, shkruan sda.ch.
Për krahasim: në një hapësirë të njëjtë kohore, një vit më parë, ishin ndaluar 9000 veta.
Në rastet më të shumta, për hyrjen ilegae kanë shfrytëzuar rrjetin hekurudhor, transmeton albinfo.ch. Kështu, gjithsej 3357 veta janë kapur si ilegalë në trena, 2700 në trafikun rrugor, 459 në atë ajror dhe 15 veta në trafikun ujor.
Nga regjionet e Zvicrës, Kantini i Tiçinos prin për numrin e të huajve të ndaluar. Gjatë periudhës në shqyrtim në kantonin jugor janë kapur 1858 persona nga kjo kategori, përcjell albinfo.ch. Menjëherë pas Tiçinos vjen regjioni i Zvicrës Veriperëndimore, bashkë me Kantonin e Bernës, ku autoritetet kanë ndaluar 1728 veta.
Për nga prejardhja nacionale, numrin më të madh të të huajve të kapur ilegalë në Zvicër e përbëjnë nigerianët (872). Pas tyre vijnë shtetasit e Gambisë (179), ata të Algjerisë (106) etj.
Numri i gjithmbarshëm i personave që Zvicra u ka dorëzuar autoriteteve të huaja gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti ka qenë 2800. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 kanë qenë 4473.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













