Integrimi
Rënia e dhunës, dëshmon për integrim të suksesshëm të të rinjve nga Ballkani
Secondo-t, prindërit e të cilëve kishin ardhur në Zvicër në fillim të viteve `90 nga ish Jugosllavia, janë zhdukur nga statistika jo vetëm pse janë bërë më të vjetër por para së gjithash për faktin se janë gjithnjë e më mirë të integruar
Numri i delikteve të dhunës, të kryera nga meshkujt e moshës së re, ka rënë ndjeshëm në krahasim me pesë vite më parë, konstaton Suva (Institucioni i Sigurimit nga aksidentet). Dhe kjo rënie shpjegohet në masë të madhe me suksesin në integrim që kanë pasur të rinjtë e ardhur nga vendet e ish Jugosllavisë, , shkruan srf.ch.
Rënia e numrit të delikteve të dhunshme për pesë vite ka qenë veçanërisht e madhe te meshkujt e rinj, plot 40 për qind, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo ka ndodhur pas një periudhe kur ky numër shkonte vazhdimisht drejt ngritjes.
Sipas Alois Fässler, ekspert i statistikës në Suva, “bartës të kësaj dhune në mesin e të rinjve kanë qenë në një pjesë të madhe të rinjtë nga vendet e ish Jugosllavisë. “Migronin të rinj të traumatizuar , të cilët shprehnin një shkallë dukshëm më të lartë të kriminalitetit, gjegjësisht të dhunës”, thotë ai.
Edhe sipas ekspertit të njohur të integrimit, Thomas Kessler nga Bazeli, ky argument qëndron. Dhe ai shton se ndërkohë ka ndryshuar shumëçka, përcjell albinfo.ch. “Këta të rinj sot janë të rritur dhe pjesërisht kanë krijuar edhe familjet e tyre”. Integrimi ka funksionuar, thotë Kessler.
Secondo-t, prindërit e të cilëve kishin ardhur në Zvicër në fillim të viteve `90 nga ish Jugosllavia, janë zhdukur nga statistika jo vetëm pse janë bërë më të vjetër por para së gjithash për faktin se janë gjithnjë e më mirë të integruar. Ata kanë mbaruar ndonjë zanat, shumë prej tyre kanë ndërtuar edhe karrierë.
“Përparime të dukshme shihen edhe në përgjithësi te të ardhurit nga Ish Jugosllavia”, shton Kessler.
Kjo shihet në faktin se po rritet shkalla e punësimit të tyre edhe e ndjekjes së gjimnazit, ndërkohë që shkalla e papunësisë po bie.
Por ekspertët kanë lajme të mira për rënien e dhunës në mesin e të rinjve të moshave 15-24 vjeçare jo vetëm te secondot e ish Jugosllavisë por edhe te kategoritë tjera të popullit. Përkundër faktit se sot ka më shumë dhunë se para 20 viteve, trendi aktual po shkon në një drejtim të kënaqshëm.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Austri
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri”












