Zhvillim
Remitencat e diasporës të orientohen në zhvillim ekonomik
Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi thotë se remitencat duhet të orientohen në investime në ndërmarrje të vogla, ferma, dyqane zejtare, me qëllim që të zhvillohet vendi
Diaspora kosovare vazhdon të mbetet shtylla kryesore e stabilitetit social, të hyrat e të cilëve shkojnë kryesisht për konsum të brendshëm. Sipas statistikave bankare, remitencat nga mërgimtarët arrijnë në 650 milionë euro, ose janë 18 përqindëshi i bruto produktit të brendshëm.
Ekspertët e çështjeve ekonomike, derisa e konsiderojnë diasporën si shtyllë të Kosovës, ata kërkojnë që të hyrat e tyre të ndërrojnë destinacionin. Në vend se të shkojnë për produkte ushqimore dhe shëndetësi, sipas tyre, remitencat të orientohen në zhvillim ekonomik.
Naim Gashi ënjtë eksperti i ekonomisë. Ai thotë për REL se dërgesat emigrantëve janë investime jo vetëm në familjet e tyre, por në gjithë Kosovën.
“Unë sugjeroj që ata të fillojnë të investojnë në ndërmarrje të vogla, në ferma prodhuese kooperativa bujqësore, iniciativa të vogla, dyqane zejtare të ndryshme dhe të fillojnë dalëngadalë që dërgesat për konsum që i kanë dërguar nëpër familjet e tyre, t’i orientojnë në investime”, konsideron Gashi.
Diaspora kosovare së fundi ka shprehur interesim për të krijuar fonde të veçanta zhvillimore, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.
Sidoqoftë Naim Gashi, thekson se investimi i diasporës në ndonjë ndërmarrje të vogël apo të mesme, do të ndikonte në zhvillim më të hovshëm ekonomik.
“Përmes kësaj do të gjenerojmë vende pune për familjarët e tyre, do të përmirësonim bilancin tregtar të pagesës me vendet e jashtme, do të forconim kapacitetet e prodhimit vendor dhe njëkohësisht do të gjeneronin një fitim simbolik për ata që investojnë në Kosovë”, thekson Gashi.
Thuhet se afër 25 për qind e popullatës, ose mbi 500 mijë emigrantë kosovarë jetojnë në vende të ndryshme të Evropës.
Sipas një sondazhi të Institutit të Hulumtimeve Gallup, të bërë kohë më parë, pas anketimeve të zhvilluara në 135 vende të botës, del se Kosova radhitet lart në listën e vendeve që marrin remitenca, me 23 për qind apo me më së shumti në rajon.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, konsideron se faktor kyç në zhvillimin ekonomik të vendit janë mjetet që dërgohen nga diaspora kosovare. Zhvillimi ekonomik i deritashëm i Kosovës, sipas tij, është si rezultat i remitencave që ata i kanë dërguar në Kosovë.
“Ka një interesim më të madh në fusha të ndryshme, ne po përpiqmi t’i përkrahim. Në kuadër të kësaj, ne po veprojmë edhe me institucionet tjera, të cilat janë të thirrura për hartimin e politikave të investimeve dhe në këtë kuadër tashmë në Kosovë do të ketë një pako ligjore që do të parashohë lehtësime për investime nga ana e mërgatës sonë”, thotë Makolli.
Këtë interesim të mërgatës, thekson Makolli, ka përpjekje për ta konkretizuar në veprim. Ai tregon se për investimet që mund t’i bëjë mërgata, janë bërë lehtësira gati në të gjitha komunat e Kosovës.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026











