Kosova
Remitencat e diasporës forcojnë ekonominë në Kosovë
Gjatë këtij viti remitencat kanë arritur në 445 milionë euro.
Milionat e bashkatdhetarëve të dërguara në Kosovë tash e 20 vjet kanë qenē infuzion i ekonomisë e mirëqenies në Kosovë.
Ata po vazhdojnë të dërgojnë para në vendlindje derisa tashmë po ftohen nga institucionet edhe si investitorë, transmeton Albinfo.ch.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, foli edhe për remitencat dhe tha se ato janë një ndër komponentet të rëndësishme për përkrahje të familjeve të Kosovës.
“Rigjallërimi me të cilin u karakterizuan konsumi dhe investimet gjatë vitit 2021 kryesisht mbështetet në lehtësimin e masave kufizuese që mbështetën lëvizjen e lirë, dinamikë që u reflektua në mbështetje shumë të lartë të aktivitetit të gjeneruar nga diaspora. Vetëm në vitin 2021 kontributi i fluksit të diasporës (remitancat e dërguara, shpenzimet e realizuara në kuadër të komponentës së udhëtimit në Bilancin e Pagesave të vendit, kompensimi i punonjësve sezonalë jashtë vendit dhe investimet në patundshmëri) në BPV-në e gjeneruar rezulton të ketë qenë rreth 43 për qind”, theksoi ai për rtk.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











