Kosova
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë
Rekrutët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur sot trajnimin ushtarak bazë, duke filluar kështu rrugëtimin e tyre për t’u bërë pjesë e FSK-së.
Rekrutët janë rreshtuar në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, në kuadër të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, përkatësisht në Qendrën e Stërvitjes Bazë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi do të zgjasë nëntë javë dhe do të përfshijë një program intensiv të përgatitjes fizike, psikologjike dhe profesionale.
Gjatë kësaj periudhe, rekrutët do të zhvillojnë aftësitë dhe njohuritë bazë ushtarake që kërkohen për ushtrimin e detyrës së ushtarit.
Pas përfundimit me sukses të trajnimit, ata pritet të jenë të gatshëm për t’u rreshtuar në formacionet ushtarake dhe për të vazhduar shërbimin e tyre në kuadër të strukturave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
https://www.facebook.com/share/p/1EoY4FtRnw/
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











