Tematike
Rekord pas rekordi, rritet papunësia në Eurozonë
Eurozona shënoi rekordin e radhës të papunësisë gjatë muajit janar. Ajo arriti në 11.9%, duke shënuar një rritje me 0.1% në krahasim me muajin pararendës
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në muajin e parë të këtij viti papunësia në hapësirën e Eurozonës arriti në 11.9%, duke shënuar një rritje me 0.1% në krahasim me muajin pararendës. Në janar numri i të papunëve arriti në 19 milionë, rreth 200 mijë më shumë se dhjetorin e 2012-ës.
Rekordin për nivelin e papunësisë mes vendeve anëtare të Eurozonës e mban Greqia, për të cilën vlejnë ende të dhënat për nëntorin e 2012-ës, kur papunësia preku nivelin rekord prej 27%. Pas saj renditet Spanja, ku sipas të dhënave për janarin, papunësia arriti në 26.2%.
Për Spanjën është veçanërisht shqetësues niveli i papunësisë për personat nën 25 vjeç.
Numri i tyre është 2 herë më i lartë se totali i të papunëve dhe arrin në 55.5%.
Shqetësuese janë shifrat edhe për Italinë e sapodalë nga zgjedhjet e përgjithshme, rezultati i të cilave rrezikon të thellojë krizën. Papunësia arriti rekordin prej 11.7% në muajin janar, ndërsa 38.7% e të rinjve janë të papunë.
Ndër nivelet më të ulëta vazhdon të renditet papunësia në Gjermani dhe në Austri, përkatësisht me 5.3 dhe 4.9%.
Për Gjermaninë ky është muaji i dytë që papunësia qëndron në këtë nivel, pas rënies me 0.1% gjatë nëntorit.
Vlen për t’u përmendur fakti që gjatë 2012-ës Gjermania ka njohur vetëm rënie të nivelit të papunësisë me 0.2% në total.
Megjithatë shumë ekspertë të ekonomisë fajësojnë masat antikrizë të kursimit të modelit gjerman për rritjen e papunësisë në Eurozonë. Niveli i inflacionit në Eurozonë ka arritur së fundi në 1.8%.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













