Bota

Rekord: Numri i hetimeve për terrorizëm në Gjermani

Gazeta gjermane “Welt am Sonntag” raporton se numri i hetimeve të policisë në lidhje me terrorizmin në vend është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit 2017.

Mbi 900 hetime janë në zhvillim e sipër, nga të cilat 800 në lidhje me grupet e dyshuar islamike. Në krahasim, në vitin 2013, policia gjermane hetoi vetëm 70 grupe dhe individë të dyshuar terroristë, njoftoi agjencia e lajmeve DPA, përcjell albonfo.ch.

Sipas auditimit të veçantë porositur nga shërbimet gjermane të sigurimit, është konstatuar se policia ka bërë shumë gabime në hetimin ndaj tunizianit islamik, Anis Amri, i cili vrau 11 persona dhe plagosi rreth 60 në një sulm në një treg të Krishtlindjeve në Berlin në dhjetor 2016.

Raporti tregon se jo të gjitha hetimet e vazhdueshme kanë të bëjnë me kërcënimin e sulmeve të reja terroriste. Disa nga rastet janë të hapura për qytetarët sirianë që kanë luftuar në radhët e Shtetit Islamik dhe tani kërkojnë azil në Gjermani.