Bota
Rekord i zjarreve në Spanjë
Njësi zjarrfikëse nga Gjermania mbërritën në veri të Spanjës të martën për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës
Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë.
Mijëra zjarrfikës, të ndihmuar nga ushtarë dhe avionë cisternë, punuan për t’i shuar flakët që kanë përfshirë pyjet, veçanërisht në veriperëndim të Spanjës, ku agjencia meteorologjike AEMET raportoi rrezik “shumë të lartë ose ekstrem” për zjarre, sidomos në rajonin e Galicisë.
Zjarret në Galici kanë shkatërruar qytete të vogla, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhyjnë para se të mbërrinin zjarrfikësit, shkruan Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Njësi zjarrfikëse nga Gjermania mbërritën në veri të Spanjës të martën për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës.
Një avion hedh ujë mbi zjarrin pranë fshatit Rebordondo, në Spanjën veriperëndimore, më 18 gusht 2025.
Më shumë se 20 automjete u dërguan për ta luftuar një zjarr aktiv në Jarilla, në rajonin Extremadura, që kufizohet me Portugalinë, tha Ministria.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e vizitoi zonën e zjarreve të martën, ku foli për të nxehtin e ditëve të fundit që ka ushqyer flakët.
Temperaturat në Gadishullin Iberik ranë rreth 4 gradë të martën pas një vale të nxehti 16-ditore, ku për disa ditë temperaturat arritën mbi 40 gradë celsius, sipas autoriteteve.
Zjarret në Spanjë kanë marrë jetën e katër njerëzve këtë vit dhe kanë djegur më shumë se 382.000 hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore të BE-së.
Cilësia e ajrit është përkeqësuar në pjesë të mëdha të Spanjës gjatë javës së fundit si pasojë e zjarreve, treguan të dhënat nga agjencia për vëzhgimin e klimës e BE-së, Copernicus.
Banorët përpiqen të luftojnë një zjarr të madh në fshatin Santa Baia de Montes, në veriperëndim të Spanjës, më 14 gusht 2025.
Shumë prej zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njerëzve. Policia ka ndaluar 23 njerëz nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme dhe po heton edhe 89 të tjerë, njoftoi të martën Garda Civile e Spanjës.
Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet ‘80, sipas Copernicus.
Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e të nxehtit dhe thatësirës në disa pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të cenueshëm ndaj zjarreve.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













