E-Diaspora
Refuzon të dëbohet, i duhet t’i paguajë borxhet në Kosovë
Në mënyrë të paligjshme për njëzet e katër vjet, një kosovar ka refuzuar të largohet nga Zvicra për shkak të borxheve personale që i ka në Kosovë
Gjykata e kantonit të Vaud-it i hodhi poshtë kërkesën një gjashtëdhjetëvjeçari kosovar, i cili duhej të kthehej në Kosovë që nga viti 1993. Gazeta frankofone “20minutes” shkruan për situatën e një kosovari që lufton për t’i fituar letrat në Zvicër që nga viti 1990, albinfo.ch ju përcjell historinë e tij.
Në mënyrë të paligjshme për njëzet e katër vjet, një kosovar ka refuzuar të largohet nga Zvicra për shkak të borxheve personale që i ka në Kosovë. Me ardhjen e tij në Zvicër në vitin 1990, gjashtëdhjetëvjeçarit i është dhënë për herë të parë një leje afatshkurtër. Më pas, Sekratariati për Migrim i ka dorëzuar një dokument për mospranimin e tij në Zvicër. Pavarësisht këtij dokumenti, zotëriu në fjalë është kthyer sërish për të punuar.
Tetë vjet më vonë, punëdhënësi i tij paraqet një kërkesë për leje qëndrimi. Dosja shkon gjerë te Gjykata Federale, e cila i dërgon një aktgjykim, ku thuhet se kërkesa i është refuzuar. Kosovari në fjalë nuk arrin të kuptojë një vendim të tillë. Sipas tij, integrimi i tij në Zvicër si dhe situata ekonomike e dështuar në Kosovë duhet të jenë argumente të mjaftueshme për t’i dhënë atij një leje qëndrimi. Një opinion që natyrisht nuk e ndan gjykata më e lartë e vendit. Aplikanti i pasuksesshëm është dashur deri në dhjetor 2009 të lërë Zvicrën. Por, më në fund ai nuk u largua për shkak të një intervenimi në spital.
Pesë vjet më vonë ai ka paraqitur një kërkesë, duke thënë se është nën kujdesin mjekësor për dhimbje të krahut, për diabet dhe një tendencë për depresion. Shërbimi i popullsisë nuk është prekur nga situata e këtij të fundit dhe ka pohuar se kërkuesi mund të ketë trajtime shëndetësore edhe në Kosovë. Gjashtëdhjetëvjeçari, më pas, ka njoftuar autoritetet zvicerane se rrezikon hakmarrje fizike nëse shkon në Kosovë, për shkak se nuk ka paguar disa borxhe private. Për këtë arsye ai duhet të mbetet në Zvicër për t’i paguar ato. “Nuk ka prova në lidhje me këto borxhe”, ka përfunduar Gjykata e kantonit, duke konfirmuar dëbimin efektiv të kosovarit, vendim që mbetet në fuqi që nga 15 marsi 1993.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











