Lajme
Refuzoi të paguajë gjobën prej 40 frangash, i kushtoi 1 700 franga
Një ngjarje jo shumë e zakonshme ka ndodhur në Bernë, ku një zviceran refuzoi të paguajë gjobën prej 40 frangash, përcjell albinfo.ch.
Mospagesa e tij bëri që lënda e tij të shkojë në Gjykatën e Lartë për të dhënë vendimin e fundit.
Ani pse ai fillimisht nuk e kishte respektuar zonën e parimit, për shkeljen e vogël ai mori një gjobë prej 40 frangash.
Ndërkohë zvicerani nuk e ka pranuar këtë dënim, Gjykata Rajonale e Bern-Mittellandit ishte ajo që e trajtoi këtë mosrespektim dhe e gjithë proceduara e këtij rasti ishte e kushtueshme për zviceranin 1700 franga.
Gazeta “Berner Zeitung” shkruan se gjykata vlerësoi se shoferi nuk e kishte respektuar detyrimin e tij për kartelen e parkimit. Ai u lirua nga gjoba prej 40 frangash, mirëpo, për shkak se shkalla e parë i vendosi shpenzimet procedurale prej 700 frangash, burri e çoi çështjen në gjykatën më të lartë. Megjithatë gjykata tha se ishte detyrë e vozitësit ta vërë saktë kartelën e parkimit në mënyrë që të kontrollohej informacioni. Kostoja e procedurës kësaj herë ishte 1000 CHF. Pra, në vend që të paguajë një gjobë prej 40 frangash, zvicerani tani paguan gjithsej 1 700 franga.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht









