Kosova
Refuzoi ta operonte pacientin në QKUK, suspendohet kirurgu
Mjeku kirurgu është larguar nga puna pasi ka refuzuar ta operoj një 19 vjeçar në Klinikën e shtetit. Ai të njëjtin e kishte operuar në spital privat
Një kirurg i Klinikës Abdominale është suspenduar nga puna pasi që kishte refuzuar ta operonte një 19 vjeçar të cilin e kishte operuar paraprakisht në një spital privat. Në njoftim thuhet se kirurgu Enver Fekaj, është suspenduar pasi nuk kishte pranuar të operojë 19 vjeçarin, Hysen Ibrahimaj në QKUK.
Zyra e drejtorit të përgjithshëm në Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka konfirmuar për “Indeksonline” këtë rast. Ky institucion ka ardhur me reagim menjëherë me të gjitha masat ligjore.
“Në komision disiplinor dr. Enver Fekaj, kirurgun abdominal dhe Rifat Bajrami, drejtor i klinikës së kirurgjisë abdominale. Sot, ka suspsenduar apo larguar përkohësisht nga puna dr. Fekaj sipas legjislacionit në fuqi, deri në një vendim të komisionit disiplinor” thuhet në përgjigjen e ShSKUK.
Ndryshe, kirurgu Enver Fekaj është deklaruar në lidhje me pacientin Hysen Ibrahimaj për të cilin u raportua nga mediet se mjeku i kërkoi para për ta operuar në QKUK. Por, Fekaj ka rrëfyer ndryshe nga raportimi në media, duke mohuar se i kërkoi para për ta operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Mjekësia në Kosovë së bashku me drejtësinë, konsiderohen dy sketorët më të korruptuara, madje në mjekësi është e hapur një aktakuzë ku përfshinë një rrjet të mjekëve kirurg të përfshira në skandalin e stendave. Në përgjimet që janë publikuar në mediat lokale në Kosovë, mjekët shpeshherë pacientëve iu referohen edhe si kafshë e si mu..a, transmeton albinfo.ch .
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











