Shqipëria
Refuzimi i hyrjes në BE: Shqiptarët, në vendin e tretë
Në vitin 2019, rreth 717 mijë qytetarëve nga vendet jo të Bashkimit Evropian iu refuzua hyrja në BE
Shqiptarët renditen të tretët në botë, pas marokenëve dhe ukrainasve, që iu është refuzuar hyrja në Bashkimin Evropian në vitin 2019 dhe po të tretët për numrin e personave të cilët janë urdhëruar të largohen.
Në vitin 2019, rreth 717 mijë qytetarëve nga vendet jo të Bashkimit Evropian iu refuzua hyrja në BE, në një nga kufijtë e saj të jashtëm, shifër që është rritur me 58% krahasuar me 454 600 persona në vitin e kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Numri më i lartë i qytetarëve jo-BE, që iu refuzua hyrja në BE në vitin 2019 ishin marokenë (489 900), ndjekur nga qytetarët e Ukrainës (66 500) dhe të Shqipërisë (22 800), raporton Monitor.
Një shumicë e madhe e refuzimeve të hyrjes u regjistruan në Spanjë (493 500), e ndjekur nga Polonia (65 400) dhe Franca (56 600): së bashku këto tre shtete anëtare të BE-së përbënin 86% të të gjithë qytetarëve jo-BE që iu refuzuan hyrjen në BE në vitin 2019, përcjell albinfo.ch.
Shqipëria renditet e treta edhe për numrin e qytetarëve që janë urdhëruar të largohen nga vendet e BE-së.
Eurostat raporton se në 2019-n, numri më i lartë i personave që u urdhëruan të linin territorin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian u konstatua për ukrainasit (37 100), marokenët (34 800) dhe shqiptarët (30 900).
Numri i qytetarëve jo të BE- që u urdhëruan të largohen në 2019-n u rrit me 8%, krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 491 mijë persona.
Midis Shteteve Anëtare të BE-së, Franca raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE të urdhëruar të linin territorin e saj në vitin 2019 (123 800), e ndjekur nga Greqia (78 900), Gjermania (47 500) dhe Spanja (37 900).
Në vitin 2019, nga ata që u lëshua urdhër për të lënë territorin e një Shteti Anëtar të BE-së, u kthyen jashtë BE rreth 142 mijë persona; një ulje prej 2.5% kur krahasohet me një vit më parë (145 900).
Polonia raportoi numrin më të madh të qytetarëve jo-BE që ikën nga BE (25 900), e ndjekur nga Gjermania (25 100), Franca (15 600), Spanja (11 500) dhe Holanda (11 100): së bashku këto Shtete Anëtare përbënin gati dy të tretat (63%) të të gjithë qytetarëve jo-BE të kthyer jashtë BE-së në vitin 2019.
Ukrainasit (27 200) kryesuan listën e qytetarëve jo-BE të kthyer në një vend jo të BE-së, të ndjekur nga shqiptarët (15 400), marokenët (10 200) dhe gjeorgjianët (8 600).
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













