Zhvillim
Refugjatët: Zvicra ndihmon Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjën
Zvicra do të dërgojë ndihma financiare për Maqedoninë, Serbinë dhe Bosnjën për të zgjidhur problemin me një numër të madh të refugjatëve që kalojnë nëpër territorin e këtyre vendeve për të arritur në Bashkimin Evropian.
Ministria e Jashtme e Zvicrës ka konfirmuar informacionin e publikuar në gazetën “NZZ am Sonntag” se Zvicra planifikon të dërgojë ndihma për vendet e Ballkanit, raporton AFP.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Sylvia Miller, tha se lartësia e ndihmës financiare nuk është precizuar. Por, ajo që dihet, me paratë zvicerane do të duhej të mbështeteshin organizatat humanitare në Ballkan që merren me refugjatët.
Ajo shtoi se për këtë do të diskutohet në takimin bilateral ndërmjet autoriteteve të Zvicrës dhe Serbisë, i cili do të mbahet javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Qeveria zvicerane parashikon ndryshe në këtë vend me tetë milionë banorë të pranojë rreth 30,000 kërkesa azili gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve












