Opinione
Referendumi në Maqedoni dhe bojkoti i diasporës !
Zvicër: Prej 65.763 qytetarëve, vetëm 320 iu përgjigjen thirrjes së Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit
Nga 87,000 qytetarë që jetojnë në diasporë vetëm 2,755 kanë shprehur interesim për tu paraqitur për votim në referendumin për çështjen e emrit të Maqedonisë. Tani për tani do të votohet në 33 përfaqësi diplomatike. Në Bern janë 320 qytetarë të paraqitur për votim, Venecia 238, Lubjanë 217, Vjenë 151, Toronto 148, Londër 139 , Hagë 120, Berlin 105, Melburn 104, Kanbera 103 dhe Minhen 89.
Sipas të dhënave zyrtare të organeve shtetërore zvicerane, në Zvicër jetojnë 65.763 qytetarë nga Maqedonia, shumica e të cilëve shqiptarë. Besohet se mbi 30 000 qytetarë, duhet të kenë të drejtë vote, por duket që interesimi i tyre është shumë i vogël.
Pse shqiptarët e diasporës po bojkotojnë referendumin?
Arsyet janë të shumta, por do mundohem të përmend ato më të përgjithshmet, që kanë diktuar këtë situatë. Në zgjedhjet e prillit të vitit 2014, shqiptarët e diasporës iu përgjigjen thirjes së partive shqiptare për të dalë në votime. Kujtojmë se atë kohë mbi 18 000 qytetarë iu përgjigjen thirrjes së liderëve politik për të dalë në zgjedhje. Por votuesit shqiptarë u zhgënjyen nga partitë shqiptare, pasi këta të fundit nuk arrit$ABnt%G3 bashkojnë forcat e tyre. Ato dolën me kandidatë të ndarë dhe si rezultat i kësaj, nuk fituan asnjë ulëse në Parlament. Pos kësaj, manipulimet e shumtra nga KSHZ-ja pjesë e së cilës ishte BDI dhe PDSH, ofenduan rrëndë orvatjen e votuesëve shqiptarë, pasi shumë nga ato edhe pse të regjistruar, nuk i gjetën emrat e tyre në regjistrat e votimit dhe si rezultat me qindra u kthyen mbrapa pa realizuar të drejtën e tyre për të votuar.
– Më vonë, përejimeu m publykuari .ga opozita, nxorën në pah pazarllëqet e pista të BDI-së me VMRO DPMN – në, në kohë zgjedhjesh. Po ju kujtoj një bisedë e cila zhvillohet mes dy funksionarëve të lartë të BDI-së e që temë diskutimi ishin pazaret e votave. „Ne iu dhamë aq sa na kërkuan. Ato kërkuan 1500 vota dhe aq ju dhamë“ – i thotë një zyrtarë i lartë i BDI-së, kolegut të tij, për rastin e votimeve në komunën e Kumanovës.
– „Veren do smrt“ – është dhe një pjesë e një përgjimi tjetër që i është bërë kryetarit të PDSH-së. Nga k p%Cs%A@rgjim mësohet se si kryetari i PDSH-së, me urrdhër të Sasho Mihaillkovit, zyrtar i lart i VMRO-së, telefonon anëtarin e PDSH-së në KSHZ dhe e urdhëron të votoj në favor të VMRO-së.
– Lëvizjes BESA, nga një parti opozitare që zgjoi shpresat e popullatës shqiptare, për shkak të ambicieve superlative të kryetarit të saj Bilall Kasami, u shëndrua në dy degë, ndarrje kjo e cila ka ulur tej mase entuziazmin e përkrahësëve të saj. Këto dhe ndodhi të tjera kanë bërë që shqiptarët e diasporës të humbin besimin në bllokun politik shqiptarë dhe çdo thirrje e tyre, për të dalë në referendum ka krijuar në fakt kundërefekt.
– Në anën tjetër Ministri për Diasporë, Edmond Ademi, për interesimin e dobët të diaporës, u mundua t ia hedh fajin disa shoqatave të cilat paskan bërë thirrje për bojkot. Mendoj që Ministri Ademi, me këtë përpjekje mundohet të shfajësojë vehten e tij. Diaspora nuk ka ndonjë shoqatë apo organizatë aq të fuqishme, të cilës do i bindeshin qytetarët dhe ky fakt që po përmend Ministri nuk mban aspak.
– Ministria që udhëheq Ademi dhe Qeveria e Maqedonisë, duhet të marrin përgjegjësinë për situatën e krijuar. Interesimi i dobët i qytetarëve që jetojnë në Diasporë është pjesërisht, rezultat i mosinformimit të tyre, nga ana e përfaqësive diplomatike. Senzibilizimi i qytetarëve që jetojnë jashta kufive ka qenë baraz me zeron. Nuk kam ndëgjuar një spot publicitarë, reklamë apo edhe një emision i cili në mënyrë direkte, do t i shërbente senzibilizimit të votuesëve nga Diaspora.
– Zaevi gaboi, kur vendosi për Ministër të Diasporës Ademin. U mundua ta shpërblente për punën e tij para zgjedhejve, por ky vendim duket se i ka kushtuar shumë dhe do e ketë vështirë të njejtin ta korrigjojë. Për Ministër të Diasporës duhej vendosur një njeri apartiak, i cili njeh mirë fuksionalitetin e diasporës.
Është e vërtetë se Referendumi është një mundësi shumë e mirë për qytetarët e Maqedonisë, e cila nuk përsëritet çdo vit dhe se qytetarët duhej t’i përgjigjeshin pozitivisht kësaj thirrje, por mendoj që populli, edhe pse në një kohë ndoshta të gabuar, po ua kthen borxhin politikanëve të cilët bënë pazare me votat dhe arrdhëmërinë e tyre, duke prekur në këtë mënyrë nderin dhe dinjitetin e votuesëve.
Irfan Agushi
E-Diaspora
-
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” Libri i autores Edona B. Kelmendi, sjell një dëshmi të fortë mbi luftën në Kosovë. Ai... -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit














