Lajme
Reduktohen trenat e natës nga Austria për në Zvicër e Gjermani
Për shkak të infektimeve në rritje të koronavirusit dhe kufizimeve të udhëtimit, ÖBB (Österreiche Bundesbahnen) (Hekurudhat Federale të Austrisë) do të zvogëlojnë trafikun e natës.
Kështu njoftoi ÖBB në Twitter: „Për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus dhe kufizimeve të udhëtimit në Austri, Zvicër dhe Gjermani, trafiku hekurudhor do të zvoglohet”, shkruan heute.at.
Më këtë mund t’ ju konfirmojmë se në të ardhmen e afërt do të këtë më pak lidhje të udhëtimeve midis Austrisë, Zvicrës dhe Gjermanisë, transmeton Albinfo Austria.
Këto masa, sipas ÖBB-së, do të ndërmerren gjatë periudhës midis 8 nëntorit dhe 2 dhjetorit. „Në fillim të dhjetorit, ne shpresojmë se do të kemi mundësinë që të gjithë pasagjerët tanë të udhëtojnë me linjat e natës (Nigtjets) të sigurt dhe të relaksuar në destinacionet e tyre të preferuara“, thonë nga kompania.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










