Kosova
Reagon VV-ja, thotë se qeveritë po e favorizojnë Serbinë
"70 janë produkte serbe dhe vetëm 1 nga Shqipëria. Të gjitha qeveritë e deritashme kanë qenë të përcaktuara për një favorizim të skajshëm të produkteve të Serbisë"
Për panairin që u hap sot në Prishtinë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti ka shprehur shqetësim për numrin e madh të produkteve të Serbisë në panairin e sotëm.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një konferencë për media ka thënë se është shqetësues favorizimi i produkteve serbe në këtë panair.
“70 janë produkte serbe dhe vetëm 1 nga Shqipëria. Të gjitha qeveritë e deritashme kanë qenë të përcaktuara për një favorizim të skajshëm të produkteve të Serbisë. Kjo i bie që edhe Qeveria është bashkëpjesëmarrëse në këtë shkatërrim të shtetit”, ka theksuar ai.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











