Kosova
Reagon Surroi, bashkësitë fetare luten për paqe jo për luftë
Në organizim të Bashkësisë Islame në Kosovë dhe zyrtarëve fetarë nga Turqia, është festuar në Kosovë fitorja turke mbi Sirinë. Publicisti Surroi këtë e quan skandaloze
Publicisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi ka reaguar në profilin e tij në Facebook për lutjen që mbrëmë është mbajtur në një xhami në Prizren për fitoren e Ushtrisë turke në Siri. Kjo lutje ishte bërë nën organizim të Bashkësisë Islame në Kosovë dhe të zyrtarëve fetarë nga Turqia, ndërsa në takim kishin marrë pjesë edhe ushtarë të KFOR-it turk.
“Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj”, ka shkruar Surroi në Facebook.
“Bashkësitë fetare duhet të luten për paqe, e posaçërisht ato të Kosovës dhe vendeve që kanë pësuar nga lufta. Bashkësia islame në Prizren që u lut për fitore të një ushtrie, u lut njëkohësisht për vrasjen e njerëzve, me e pa armë, të rritur e fëmijë, të cilët do të goditen nga ajo ushtri. Lutja për fitore të një ushtrie është pjesëmarrje, shpirtërore, në një luftë të huaj”, ka shkruar Surroi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










