Kosova
Reagon NATO: Ushtria e Kosovës vetëm me ndryshime kushtetuese
Zyrtarët e NATO-s kanë reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, thuhet se “pozicioni i NATO-s është i qartë, kjo është çështje e autoriteteve të Kosovës”, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Sipas aleancës, “çdo ndryshim i strukturës, mandatit dhe misionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çka do të kërkojë ndryshime kushtetuese”.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale, multi-entike dhe burim i stabilitetit rajonal. Kjo forcë ka kaluar rrugë të gjatë. Progresi i arritur është shembull i ndërtimit të suksesshëm të kapaciteteve nga ana e NATO-s, ndonëse duhet bërë më shumë punë. Aleanca mbështet zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës sipas mandatit aktual. NATO-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për siguri dhe stabilitet në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në përgjigje.
Përveç tjerash aty përmendet se NATO-ja mbështet edhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke e cilësuar të njëjtin shumë të rëndësishëm “për paqe dhe siguri”.
Ndërkohë gjatë ditës, ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.
“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre”, ka deklaruar Ambasada.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Lista Serbe në Kosovë. Nënkryetari i kësaj Liste dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Formacioni i vetëm ushtarak legal në Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është KFOR-i, i cili në këto hapësira ka ardhur me pajtimin e Republikës së Serbisë, ka thënë Simiq.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Ansambli “Shota” fiton çmim në Karnavalin e Kulturave 2024 në Berlin Ansambli i këngëve dhe valleve burimore të shqiptarëve “Shota” për vite me radhë ruan vlera kulturore...
-
Tenori Ramë Lahaj paralajmëron pesë mbrëmje me yje të operës
-
Liga e Evropës sot do të ketë një fitues shqiptar
-
Edita mori diplomën e tretë të Juridikut në Universitetin “Wake Forest”
-
Rekord i ri i krimeve të motivuara politikisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Avdijaj, më i miri i xhiros së fundit në Austri Futbollisti shqiptar, Donis Avdijaj, është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së fundit në Bundesligën...
-
Austria dhe Britania e Madhe me bashkëpunim për deportimin e emigrantëve
-
Vjenë: Droni “kap” 5 shqiptarë që po punonin në të zezë
-
A do të kufizojë Hallstatt i Austrisë turizmin këtë sezon?
-
Planifikonte sulm në Graz të Austrisë, arrestohet 14-vjeçarja me origjinë nga Mali i Zi