Futboll
Reagimet ndaj Shaqirit nga tifozët zviceranë
Vendimi i Xherdan Shaqirit për të mos e pranuar ftesën e Kombëtares së Zvicrës për ndeshjet e shtatorit, në mënyrë që të përqendrohet te karriera e tij me Liverpoolin, i ka lënë të zhgënjyer tifozët zviceranë.
Të premten Zvicra e publikoi listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit dhe sqaroi se Xherdan Shaqiri nuk është në këtë listë pasi që ai nuk e ka pranuar ftesën, në mënyrë që të fokusohet te Liverpooli, shkruan Gazeta Express.
Kështu, Shaqiri do të mungojë në ndeshjet kundër Irlandës dhe Gjibraltarit, që do të zhvillohen në fillim të shtatorit dhe janë të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020.
27-vjeçari, i cili i ka bërë 82 paraqitje me ekipin kombëtar të Zvicrës, ende nuk e ka luajtur asnjë minutë me Liverpoolin në këtë sezon të ri të Premierligës, ndërsa minutat e vetëm që nga fillimi i sezonit i ka në ndeshjen e Community Shield kundër Manchester Cityt.
Ai nuk u përdor as nga banka rezervë për tri ndeshjet e para të Liverpoolit në këtë sezon të ri të Premierligës, përderisa sezonin e kaluar, të parin për të në skuadrën e “Reds”, luajti 28 herë.
“11 minuta të luajtura këtë sezon, në çfarë saktësisht është duke u fokusuar”, shkroi swissch.
Të habitur nga ky vendim i Shaqirit mbetën edhe dy tifozë të tjerë zviceran, të cilët biseduan në komente të lajmit të publikuar nga Kombëtarja e Zvicrës.
“Çfarë?”, shkroi @NischalCFC.
“Nuk e kuptoj. Ai ka luajtur vetëm 11 minuta këtë sezon dhe këto janë ndeshje të rëndësishme, ta hajë dreqi”, ia ktheu @ClinicalMason.
“Sinqerisht, jam duke shpërthyer nga inati”, shkroi @NischalCFC.
“Imagjinoje nëse Pogba nuk do të kishte pranuar të luajë për Francën. Kjo është në të vërtetë e papranueshme”, u përgjigj @Clinical Mason.
Zvicra ka ftuar kështu sulmuesin Admir Mehmedi dhe Breel Embolo, të cilët munguan në ndeshjet e qershorit të Ligës së Kombeve të UEFA-së dhe në finalen kundër Portugalisë shkaku i lëndimeve.
Stephan Lichtsteiner (FC Augsburg) dhe Michael Lang (Werder Bremen) po ashtu do të mungojnë për shkak të transferimeve të tyre.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













