Kosova
Reagime pas vrasjes së trefishtë në Gjilan
Ngjarja e rëndë e së dielës në Gjilan, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos, ka nxitur reagime të shumta nga skena politike, raporton albinfo.ch.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar këtë rast si një alarm serioz për rritjen e pasigurisë, kriminalitetit dhe fenomeneve negative në vend.
“Ngjarja tragjike e sotme në Gjilan, ku u vranë tre persona, është një dhembje e madhe për të gjithë. Ky është një tjetër alarm për pasigurinë, kriminalitetin dhe fenomenet negative që po rriten vitet e fundit në Kosovë. Institucionet duhet të veprojnë shpejt për t’i sjellë autorët para drejtësisë, por edhe për të rikthyer sigurinë dhe besimin e qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave!”, ka shkruar ai në Facebook.
Edhe ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur indinjatën e tij për gjendjen e sigurisë në qytet, duke rikujtuar se dikur Gjilani njihej si “qyteti i paqes dhe respektit”.
“Brenda dy ditësh, Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e trefishtë me një të plagosur. Kjo duhet të jetë alarm për të gjithë. Është e dhimbshme që prej epitetit ‘qytet i paqes e i respektit’ dhe qytetit pa asnjë vrasje, Gjilani është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, ka deklaruar Haziri, duke kërkuar zbardhjen e plotë të rastit, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













