Maqedonia
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, “hap vizionar”
Mbas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës edhe nga parlamenti grek, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e emrit, Matthew Nimetz thotë se palët kanë hapur derën për marrëdhënie të reja mes tyre.
“Hap vizionar” e quan Matthew Nimetz, hapin që kanë hedhur Maqedonia dhe Greqia me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, për çështjen e emrit, Nimetz lëshoi një deklaratë për shtyp pas njoftimit se edhe parlamenti grek e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. “Të dy fqinjët kanë hapur derën për marrëdhënie të reja midis njëri tjetrit dhe një epokë të re për konsolidimin e sigurisë dhe paqes në Ballkan,” shkruan Nimetz.
Nimetz, që ka punuar 28 vjet për të arritur në këtë ditë thotë, se pret përfundimin e procesit siç e përmban marrëveshja dhe premton angazhimin e OKB për të punuar me të dy palët, shkruan dw, përcjell albinfo.ch
Edhe Sekretari i Përgjitshëm i OKB, António Guterres lëvdoi udhëheqësit e Maqedonisë dhe Greqisë që sinjalizuan dhënien fund të grindjeve për emrin. Në një deklaratë lexuar nga nënzëdhënësi i tij, Fahran Haq, Guterres shkruan se “zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, do i japë shtysë të re përpjekjeve të pajtimit në Europë dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











