Shqipëria
Rama thotë se më 28 qershor hapet drita e gjelbër për Shqipërinë
Më 28 qershor tha Edi Rama do të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë
Një ditë pas lajmit të mediave greke se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai grek Aleksis Cipras do të firmosin marrëveshjen në samitin e BE-së, ka reaguar kreu i qeverisë Edi Rama.
“Edhe kjo çka është thënë dhe çka thuhet për fat të keq në vijimësi për këtë çështje do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kenë të gjithë mundësitë q me sytë e tyre dhe jo të partive me mendjen e tyre dhe jo të atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme të gjykojnë mes pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detit në marrëveshjen që do të kemi”, tha Rama në takimin me minoritetet, shkruajnë mediat shqiptare.
Ai renditi disa fakte në marrëdhëniet me shtetin grek duke nisur që nga ligji i luftës deri në kushtet më të mira për emigrantët. “Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm për një marrëveshje të re që do të jetë e drejtë dhe e barabartë dhe në respekt reciprok të njëri-tjetrit”, tha Rama, përcjell albinfo.ch.
Dy fjalë dhe për opozitën, që sipas tij është pa ide, pa skuadër. Më 28 qershor tha Rama do të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë. “Aty do mund të shohim qartësisht jo vetëm që kemi bërë marrëveshjen e duhur për vendin tonë por edhe çfarë janë në gjendje të bëjnë këta të dëshpëruar që nuk kanë as ide, as program as skuadër, lider jo e jo, dhe që gjithë pafuqinë e tyre po e kthejnë dita-ditës në forcë të madhe destruktive të dëshpërimit duke i bërë 100-ndin Shqipërisë kudo ku gjejnë vesh në kryeqytet e Evropës për të luftuar kundër çeljes së negociatave. 28 qershori do vijë, kam besim se drita jeshile do ndizet në një mënyrë a një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces e do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë të re historike të negociatave”, deklaroi kryeministri.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











