Shqipëria
Rama për “Kurier”-in austriak: Për shqiptarët Dielli lind nga Perëndimi
Kryeministri i Shqipërisë ka folur për të përditshmen austriake ‘Kurier” për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe shansat fer të anëtarësimit në BE
“Leksioni im i parë nga procesi europian i anëtarësimit është: çdoherë i fiton të gjitha në minutat e fundit,” tha ai përcjell albinfo.ch. Kjo kohë duhet të jetë fundi i qershorit. Atëherë Rama pret dritë jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Sipas tij, Shqipëria ka kryer më shumë punë se të gjithë shtetet tjera të rajonit dhe si shembull merr reformën në drejtësi ku deri tani ka mundësuar dorëheqjen e shumë gjykatësve dhe prokurorëëe si dhe 350 policëve.
Dielli jonë lind nga Perëndimi
Në pyetjen e gazetares, nëse për Shqipërinë ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE, Rama kujton thënien e Naim Frashërit.
“Njerëzit në Europë kurrë nuk kanë përjetuar një luftë. Ata besojnë se lufta është një film bardh e zi në TV. Por ne e kemi përjetuar atë. Ne strehuam 500 mijë refugjatë në një vend me 2.5 milionë banorë. Ne e dimë se çfarë është lufta, prandaj Europa është kaq e rëndësishme për ne. Europa është feja jonë. Tashmë gjatë Perandorisë Osmane kemi pasur një thënie: Dielli ynë ngrihet në perëndim,” tha ai.
Në lidhje me ndikimin rus, Rama kujton thënien e komunistëve përgjatë shumë dekadash: “Qielli është i kuq, jeta do të jetë e mrekullueshme”, duke e krahasuar tani me qiellin blu të Europës: “Jeta do të jetë e mrekullueshme, përparimi është bërë, por ende ka shumë për të bërë”.
Në këtë pikë Rama ka një kërkesë: “Ne e dimë këtë, por procesi duhet të jetë fer. Ne jemi duke qëndruar jashtë derës dhe duke trokitur për vite për t’u anëtarësuar.”
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











