Kosova
Rama: Jemi në pritje të vendimit politik për transformimin e FSK-së
Në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rama theksoi se nuk ka asnjë tendencë që është duke u ndërtuar një forcë që është rrezik për dikë tjetër, por një forcë, e cila është në interes të të gjithëve
Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka deklaruar se kjo forcë është e gatshme në çdo moment dhe kurdo që merret vendimi politik për transformimin në Forca të Armatosura.
Në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, Rama theksoi se nuk ka asnjë tendencë që është duke u ndërtuar një forcë që është rrezik për dikë tjetër, por një forcë, e cila është në interes të të gjithëve.
Deputeti nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se FSK është institucioni më kredibil në vend. Sipas tij, kjo më së miri manifeston dëshirën e qytetarëve për ta pasur mbrojtjen ushtarake të saj.
Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili, kërkoi nga komandanti Rama të sqarojë procesin e transformimit dhe kohën deri të ndodhë kjo. Ndërsa Rama tha se është e pamundshme të ndërrohet një mision për një kohë të shkurtër, por shtoi se ajo mund të shkurtohet nëse institucionet vendosin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












