Shqipëria
Rama: 60 kompani ndërtimi po hetohen në Durrës
Janë identifikuar 60 kompani, të cilat janë duke u hetuar për punën e paligjshme të ndërtimit!
Së fundi kryeministri Edi Rama ka mbledhur kabinetin qeveritar, pasi vendi po përballet me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që mori pas 51 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur.
Po ashtu, Rama tha se në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, ku në Durrës janë 12 kompani të gatshme dhe presin lejen e autoriteteve.
Sipas tij, tashmë janë identifikuar 60 kompani, të cilat janë duke u hetuar.
“60 firma në Durrës janë të regjistruara nga policia dhe hetimi përkatës si kompani që lidhen me godina të ndërtuara, 12 janë gati, një apel të tjera që të vijnë, nëse duan të lajnë një pjesë të shpirtit të tyre në këtë proces. Hetimi vijon. Janë 30 persona në grupin e hetimit të policisë kriminale bashkë me prokurorët që po mbledhin dokumentet. Nuk ka asnjë provë që fshihet, të gjitha vendngjarjet janë të mbyllura nga pikëpamja e dokumenteve, provave, fotografimit etj.”, tha Rama.
Gjithashtu për kryeministrin programi i rindërtimit kërkon një fuqi të madhe punëtore dhe se ky është një problem që kërkohet të zgjidhet duke angazhuar persona edhe nga jashtë.
“Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në Parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë”, tha Rama.
Ai tha se pasi të mbyllet procesi i pastrimit, do të nisë puna për ndërtimin e lagjeve të reja të banimit për banorët e prekur, ndërsa vuri theksin tek një problem që lidhet me mungesën e fuqisë punëtore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













