Shkurt.ch
Radikalëve islamikë u refuzohet salla për mbajtjen e konferencës
“Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës” (IZRS) njihet si një subjekt me orientim radikal islamik, i themeluar nga zviceranë të konvertuar në islam
E ashtuquajtura “Konferencë paqësore” e IZRS nuk do të mbahet si ishte paralajmëruar, në World Trade Center të Oerlikonit, Cyrih. Konferenca pritej të mbahej pas dy javësh dhe pronarja e ndërtesës së përmendur, Fondi Pensional i të Punësuarve të Kantonit të Cyrihut (BVK) ke vendosur që ajo të mos mbahet në ambientet që i ka në pronësi, shkruan srf.ch. “Pas sqarimeve të detajuara është ardhur në përfundimin që ky tubim nuk bën të mbahet”, thuhet në një komunikatë.
Siç është paralajmëruar, ndërkaq, në konferencën e kontestuar do të mbante fjalim edhe një predikues i islamit radikal.
Në lidhje me konferencën e planifikuar, është shprehur edhe shefi i sigurisë në Kantonin e Cyrihut, Mario Fehr, transmeton albinfo.ch. “Jemi në kontakt me autoritetet federale dhe me ato të qytetit të Cyrihut. Është duke u shqyrtuar se kush do të marrë pjesë në këtë organizim dhe për cilët persona ka ndalesë të hyrjes në Zvicër”.
Fehr ka kritikuar me këtë rast edhe shoqërinë civile, e cila u jep shtytje aktiviteteve të tilla propagandistike. E njëjta gjë vlen në të njëjtën masë edhe për aktivitetet e të djathtës ekstreme.
“Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës” (IZRS) njihet si një subjekt me orientim radikal islamik, i themeluar nga zviceranë të konvertuar në islam.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë










