Jeta në Zvicër
Qytetet më të ngarkuara me trafik: Cyrihu në vendin e gjashtë
Në renditjen e 25 qyteteve ndodhen edhe qytetet gjermane, Kolni, Shtutgarti, Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Ruhrgebiet dhe Hanover, derisa Lozana ndodhet në vendin e 21-të
Moska është cilësuar si qyteti me trafikun rrugor më të rënduar në Evropë, duke lënë pas Londrën dhe Parisin.
Sipas një studimi të kryer kohët e fundit, shoferët në kryeqytetin rus shpenzojnë rreth 91 orë në vit të bllokuar në trafik, duke qenë se pjesa më e madhe e rusëve parapëlqejnë që të përdorin transportin privat sesa atë publik.
Qyteti i dytë me trafikun më të rënduar rrugor është Londra, ku sipas studimit, londinezët mbeten rreth 73 orë në vit të bllokuar në trafik, shkruan ‘monitor’.
Ndërsa kryeqyteti francez renditet i treti, dhe ku njerëzit shpenzojnë rreth 65 orë në vit të bllokuar në trafik, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të autoriteteve vendore për të kufizuar në maksimum përdorimin e automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Studimi u krye nga Instituti GoCompare, që analizoi dhe përpunoi të dhënat nga burime të ndryshme, duke përmendur këtu INRIX dhe të dhënat zyrtare nga Departamenti i Transportit.
Duke vazhduar më tej me renditjen, vendin e katërt e zë Stambolli i Turqisë, ku njerëzit humbasin rreth 59 orë në vit të bllokuar në trafik. Pas Stambollit, vjen qyteti rus i Krasnodar, ku njerëzit shpenzojnë rreth 56 orë në vit të bllokuar në trafik.
Renditja vazhdon me Cyrihun, 54 orë në vit të humbura në trafik, Shën Petërburgu (53 orë), Soç (49 orë), Munihu (49 orë) dhe Nizhni Novgorod, Rusi (47 orë).
Në renditjen e 25 qyteteve ndodhen edhe qytetet gjermane, Kolni, Shtutgarti, Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Ruhrgebiet dhe Hanover, derisa Lozana ndodhet në vendin e 21-të.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë











