Lajme
Qytetarët vizitojnë Prekazin, në ditët e shënimit të Epopesë së UÇK-së
U bënë 23 vjet nga rënia heroike e Jasharajve, e me këtë filloi shënimi i përvjetshëm i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për të nderuar të rënët herokisht për liri, shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës, kanë shkuar në Prekaz për të vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, shkruan Albinfo.ch.
Nexhat Rashiti, nga komuna e Shtimes, tha se vizita në Prekaz, i rikujton atij periudhën e luftës dhe i ngjall emocione e ndjenja të tjera.
“Kemi ardhur këtu me familje, për nder të fillimit të Epopesë së UÇK-së, por kjo nuk është e vetmja herë. Shpesh vijmë këtu te Kompleksi i Jasharajve, sepse kjo e rikujton periudhën e luftës për ne. Unë jam gjeneratë e luftës, jam 33 vjeç tash, pak a shumë e kam përjetuar luftën, dhe sa herë që vijmë këtu na ngjallen tjera emocione, tjera ndjenja”.
Ai po ashtu tha se vizita nga të rinjtë e familjes është shumë e rëndësishme, sepse kjo i bënë ata të mësojnë më mirë historinë.
“Për të rinjtë e familjes është rifreskim e mësim, i histories së vendit tonë. Ne kemi edhe familjarë që jetojnë jashtë vendit, dhe ata sa herë që vijnë në Kosovë e vizitojnë këtë vend, sepse këtu është historia e lirisë sonë”, tha Nexhat Rashiti, për Albinfo.ch.
Në anën tjetër, kishte edhe vizitorë që po e shihnin për herë të parë nga afër Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Zepe Gashi është një e moshuar, e cila kishte ardhur me familje nga qyteti i Pejës, për të vizituar këtë kompleks.
“Jemi ardhur nga Peja, për të vizituar Prekazin. Unë s’kam qenë ndonjëherë më parë, këta familjarët e tjerë kanë qenë edhe më herët. Jam 73 vjeç, dhe po e përjetojë këtë vizitë shumë rëndë. Kjo familje, këta të rënë, janë dëshmi se çfarë ka kaluar populli ynë”, u shprehë ajo me shumë emocione derisa po ecte pranë varrezave të Familjes Jashari.
Aktivitetet për shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë filluar dje, më 4 mars, dhe do të përmbyllen me koncertin e paraparë të mbahet pa praninë e publikut, më 7 mars 2021, në orën 18:00.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













