Kosova
Kosovë: Normat e larta të interesit dëmtojnë bizneset
Të dhënat BQK-së tregojnë se shuma e kredive në 10 bankat komerciale në Kosovë është 2.7 miliardë euro
Normat e interesit në kredi për ekonomi familjare dhe ndërmarrje, ndonëse kanë shënuar rënie përgjatë viteve të fundit në Kosovë, ato vazhdojnë të mbesin të larta, gjë e cila sipas njohësve të kësaj fushe, po i dëmton bizneset dhe po pamundëson zhvillimin e ekonomive familjare.
Për vite me radhë, normat e interesit në bankat komerciale në Kosovë kanë qenë deri në 15 për qind, varësisht nga banka dhe lloji i kredive, por që viteve të fundit këto norma, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kanë arritur të ulen në 7 për qind, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Të dhënat BQK-së tregojnë se shuma e kredive në 10 bankat komerciale në Kosovë është 2.7 miliardë euro. Prej tyre afër 1 miliard euro përbëjnë kredi për ekonomitë familjare dhe mbi 1.7 miliard euro për ndërmarrje, përcjell albinfo.ch.
Por, pavarësisht rënies së normave të interesit në kredi, përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të kësaj fushe konsiderojnë se këto normat ende janë të larta.
Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), shoqatë kjo që mbron interesat e bizneseve në Kosovë, ka bërë një monitorim të bizneseve rreth efekteve që kanë normat e interesit te bizneset. Kryetari i kësaj shoqate, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se normat e larta kanë pamundësuar zhvillimin e bizneseve dhe disa prej tyre, i kanë falimentuar.
Normat e larta të interesit në kredi, shton Shahini, paraqesin vështirësi më të mëdha te bizneset familjare.
Sektori financiar dhe bankar në Kosovë vlerësohet jo vetëm më fitimprurësi, por edhe sektori me performancën më të qëndrueshme në Kosovë. Ky sektor karakterizohet me një prezencë të madhe të kapitalit të huaj, ku 87 për qind e aseteve totale menaxhohen nga bankat e huaja, kështu që kapitali i huaj dominon në 8 prej 10 bankave që operojnë aktualisht në Kosovë.
Milazim Abazi, ekspert i çështjeve financiare, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë normat e larta të interesit që kanë ndikuar në ngufatjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Ai thotë se pavarësisht rënies ndër vite të normave të interesit në kredi, ato vazhdojnë të jenë të larta.
Ndryshe, përveç kredive që qytetarët kanë në bankat komerciale, një pjesë e madhe e klientëve kredi kanë edhe në institucionet mikrofinanciare që operojnë në vend.
Institucionet mikrofinanciare në Kosovë kanë norma shumë më të larta sesa bankat komercial. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma e interesit për kredi në institucionet mikrofinanciare që operojnë në Kosovë është 21.7 për qind.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?