Lajme
Qindra banorë kundërshtojnë helikopterët ushtarakë mbi qiellin e Avully-t
Banorët e Avully-t shprehin shqetësim për shkak të prishjes së qetësisë nga helikopterët ushtarakë. Konfederata Zvicerane synon të përdorë më shumë terrenet stërvitore dhe aerodromet civile për qëllime ushtarake, përfshirë edhe vendndodhjen Epeisses në Avully, në kantonin e Gjenevës. Banorët frikësohen se helikopterët e ushtrisë do të dominojnë më shpesh qiejt mbi fshatin e tyre.
Në një kontekst gjeopolitik të paqëndrueshëm, ushtria dëshiron të shpërndajë burimet dhe të përditësojë listën e vendeve për uljen e helikopterëve. Kjo nënkupton një ndryshim statusi për terrenin stërvitor të Epeisses, që do të klasifikohej si heliport i përdorur rregullisht. Kjo ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga zhurma e aeroplanëve të Aeroportit të Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
“Pasi të merret vendimi dhe të miratohet plani, nuk ka më kthim prapa,” tha Sylvain Fuser, këshilltar komunal në Avully, duke theksuar se vendimi do të jetë i vlefshëm për të paktën dhjetë vjet. Më shumë se 400 banorë kanë nënshkruar peticione kundër këtij plani të ushtrisë.
Shqetësimi i kryetarit të komunës
Disa lagje banimi preken drejtpërdrejt nga ndotja akustike. Kryetari i Avully-t, Vincent Mottet, thekson një kontradiktë: nga njëra anë, qytetarëve u kërkohet të jenë më të kujdesshëm ndaj mjedisit – me kufizime shpejtësie në 30 km/h, më pak zhurmë, më pak ndriçim – ndërsa nga ana tjetër “na detyrojnë të pranojmë lëvizjen e helikopterëve dhe zhurmën shtesë”, ankohet ai.
Komuna kërkon më shumë dialog nga ana e ushtrisë. I kontaktuar për çështjen, Departamenti Federal për Mbrojtjen, Mbrojtjen Civile dhe Sportin (DDPS) deklaroi se midis viteve 2018 dhe 2023 janë regjistruar mesatarisht 100 fluturime në vit. Sipas tyre, situata nuk do të ndryshojë dhe do të vendoset një kufi maksimal përdorimi.
Konsultim me publikun
Ndotja akustike do të matet, dhe publiku, si edhe autoritetet, do të kenë mundësinë të shprehin mendimet e tyre përmes një procedure të re konsultimi dhe pjesëmarrjeje. Kantonet dhe komunat kishin afat deri në fund të prillit për të paraqitur qëndrimet e tyre, të cilat do t’i dërgohen Këshillit Federal për miratim.
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












