Shkurt.ch
Qeveria vendos uljen e çmimeve të çerdheve për fëmijë
Me këtë shumë të parave gjatë pesë viteve në vijim do të ulen çmimet e vendeve në çerdhet e fëmijëve dhe do të përshtaten ofertat e përkujdesjes për fëmijë me nevojat e prindërve
Ashtu sikurrse kishte vepruar Dhoma e Kantoneve më parë, edhe ajo nacionale sot është pajtuar me shumicë votash që të zbritet çmimi për strehimin e fëmijëve në çerdhe. Kjo duhet të mundësohet me paratë që do të rrjedhin nga fondet e federatës.
Për këtë qëllim Dhoma Nacionale e ka miratuar kreditin prej 97 milionë frangash, të caktuar nga Këshilli Federal (qeveria), shkruan srf.ch.
Me këtë shumë të parave gjatë pesë viteve në vijim do të ulen çmimet e vendeve në çerdhet e fëmijëve dhe do të përshtaten ofertat e përkujdesjes për fëmijë me nevojat e prindërve.
Dhoma e Kantoneve (Senati) e kishte miratuar këtë kredi në një mbledhje të tij në muajin mars.
Për shkak të çmimit shumë të lartë të vendeve në çerdhe të fëmijëve, shumë gra zvicerane të arsimuara mirë dhe që kanë fëmijë, heqin dorë nga punësimi, transmeton albinfo.ch. Qeveria dhe Parlamenti me këtë hap synojnë të ndryshojnë këtë gjendje për të mirë.
Këshilli Federal kishte propozuar më herë subvencione të reja në kuadrin e iniciativës së vet për fuqi punëtore profesionale.
Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e ka votuar kredinë e kërkuar me 114 vota pro dhe 67 kundër.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë











