Kosova
Qeveria kërkon ndriçimin për vdekjen e dy qytetarëve serbë në Obiliq
Qeveria e Kosovës ka reaguar në lidhje me vdekjen e dy qytetarëve mbrëmë në Babimoc të Obiliqit.
Nëpërmjet një komunikate për medie, Qeveria e Republikës së Kosovës shprehet e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të dy qytetarëve në Babimoc të Obiliqit, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur. Po ashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në fshatin në Babimovc të Obiliqit në një shtëpi janë gjetur të vdekur dy persona të nacionalitetit serb.
“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa njësitet policore janë në vend ngjarje duke u marrë me rastin”, kanë thënë zyrtarë nga Policia kosovare.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












