Bota
Qeveria greke, ligj të ri për të huajt e moshuar
Qeveria greke ka sjellë në Parlament ditën e premte një projektligj që do të votohet më datën 21, me anë të të cilit përmirësohen presdispozitat për pensionet e minoritarëve grekë, ndërsa nuk preken kushtet për pensionet e emigrantëve të huaj, midis tyre edhe të shtetasve shqiptarë.
Ligji përcakton qartë se në Greqi shuma e pensionit përllogaritet nga i ashtuquajturi pensioni kombëtar dhe ai që rrjedh nga kontribut i secilit për vitet që ka punuar.
Pensioni kombëtar prej 384 eurosh u jepet të gjithë shtetasve që kanë mbushur moshën 67-vjeç dhe jetojnë 40 vjetët e fundit në Greqi në mënyrë të ligjshme dhe të përhershme. Për çdo vit që nuk jetojnë në Greqi u hiqet ¼ nga kjo shumë dhe ky reduktim nuk prek pensionin sipas kontributit të viteve të punës.
Një shtetas shqiptar që ka 25 vjet i siguruar dhe 20 vjet me leje qëndrimi do të marrë në moshën 67-vjeçare nga pensioni kombëtar gjysmën e tij, plus sa i takon nga 25 vjetët e siguruara. Pra, ligji sipas burimeve qeveritare nuk bën dallime për emigrantët e huaj, pasi edhe për grekët ekziston i njëjti kusht.
Sipas nënkryetari të Omonias në Athinë, Jorgos Xhomakas, në një bisedë telefonike për Top Channel, ligji korrigjon një padrejtësi për minoritarët, për të cilët nuk ishte zgjedhja e tyre të qëndronin larg Greqisë, kështu korrigjon vitet e qëndrimit duke i llogaritur ato prej vitit 1990, kur ata mund të vinin në Greqi.
“Ekziston një padrejtësi, e cila ka të bëjë me faktin që ata që erdhën nga Shqipëria në atdheun tonë, pjesëtarë të minoritetit kombëtar dhe kërkuan të drejtën e pensionit, nuk kishin vërtet mundësinë të plotësonin kushtin e 40 vjetëve të qëndrimit këtu, pasi sistemi në Shqipëri u rrëzua në 1989 dhe shumica e tyre erdhën në Greqi në vitin 1997. Dhe, ky është një realitet që ministria do të marrë parasysh dhe do të kryejë korrigjimet e duhura”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Konkretisht, pensioni i një minoritari që mbush tani 67-vjeç do të përllogaritet me pensionin kombëtar të plotë prej 384 eurosh, i cili nuk do të reduktohet më pavarësisht se vitet e qëndrimit mund të jenë më pak se 30, plus pensionin që do të marrë nga vitet e kontributit në punën e tij në Greqi.
Gjithashtu, pritet që Qeveria greke të miratojë edhe ligjin për minoritarët e moshuar që nuk janë të siguruar më asnjë ditë pune në Greqi.
Ligji që ishte miratuar disa ditë para zgjedhjeve nga Qeveria Tsipras, por që nuk është zbatuar ende për pensionet që janë prerë prej vitit 2012 me disa përjashtime, anulon të gjitha predispozitat e mëparshme, si qëndrimi i ligjshëm dhe i përhershëm prej 30 vjetësh apo vërtetimi i banesës ku jeton.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












