Kosova
Që nga Pavarësia, 40 mijë qytetarë hoqën dorë nga nënshtetësia e Kosovës
Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5,000 mijë qytetarë
Më shumë se 40 mijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5,000 mijë qytetarë. Trendi i lirimit nga nënshtetësia ka shënuar ngritje nga viti 2014, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2014 nga nënshtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5,158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5,871 persona.
Rroksana Qarri, drejtoreshë e zyrës për komunikim publik, thotë se numri më i madh i atyre që kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës, vjen nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në Gjermani.
Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë konsiderojnë se një nga arsyet e lirimit të qytetarëve nga nënshtetësia e Kosovës dhe marrja e shtetësisë së një shteti tjetër, përveç tjerash, është edhe ngecja që ka shënuar vendi në zhvillimin e gjithmbarshëm, në veçanti atë ekonomik.
Isuf Zejna, nga organizata “Demokracia Plus”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se lirimi i qytetarëve të Kosovës nga nënshtetësia dhe marrja e nënshtetësisë së një vendi tjetër, nuk është një gjë e mirë që po i ndodh shtetit.
Fajtor për gjithë këtë, shton Zejna, është shoqëria në përgjithësi e Kosovës, e cila, siç thotë ai, ka dështuar në krijimin e një ekonomie të zhvilluar, e cila siguron mirëqenie më të mirë për qytetarët.
Ai thotë se numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e të cilët do të heqin dorë nga nënshtetësia e vendit të tyre, mund të rritet në të ardhmen, për shkak se mundësitë që iu ofrojnë shtet ku ata jetojnë, janë shumë më të mëdha sesa çfarë iu ofron Kosova.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Diasporës në Qeverinë e Kosovës janë rreth 400 mijë qytetarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto janë rezultate të regjistrimit të diasporës në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, të publikuar në vitin e kaluar.
Sipas këtyre rezultateve, numri më i madh i qytetarëve të Kosovës, jetojnë në Gjermani, Zvicër, pastaj në Itali, Suedi dhe Kanada.
Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës konsiderohet të jetë edhe më i madh. Të dhënat përfundimtare të regjistrimit të diasporës pritet të publikohen në vitin 2021, pasi që të përfundojë edhe regjistrimi elektronik, i cili vazhdon të jetë aktiv.
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













