Kosova
“Pushimet në Zvicër kushtuan 7 mijë euro dhe i kam paguar vetë”
Mediet në Kosovë kanë raportuar së fundmi se pushimet e kryeministrit në Zvicër, janë ndër më të shtrenjtat dhe se ai qëndroi në një ndër hotelet më të shtrenjta atje
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të tij dhe i ka kushtuar vetëm shtatë mijë euro.
Haradinaj këtë e tha gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune Ardian Gjini, me të cilin diskutuan për shumë çështje, si arsimi, sporti, shëndetësia, biznesi.
Mediet në Kosovë kanë raportuar së fundmi se pushimet e kryeministrit në Zvicër, janë ndër më të shtrenjtat dhe se ai qëndroi në një ndër hotelet më të shtrenjta atje, përcjell albinfo.ch.
Sipas ‘Insajderit’ pushimet kryeministrit të Kosovës i kanë kushtuar rreth 80 mijë franga, derisa zyra e kryeministrit nuk ka dhënë shifra, duke pohuar se ai ka shkuar privatisht dhe qeveria nuk mbulon shpenzimet.
Haradinaj ishte së bashku me familjen në hotel “Carlton”, në Saint Moritz të Zvicrës, një nga vendet më të shtrenjta për të kaluar festën e Vitit të Ri.
Kujtojmë që në fund të dhjetorit, Haradinaj ka vendosur që të ngritë pagën e tij 100 %, dhe tani përfiton 2950 euro në muaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












