Kosova
Punëtorët shëndetësorë paralajmërojnë grevë, ose rritje pagash për 30 %
Në rast se Qeveria e Kosovës nuk do t’i rrisë pagat prej 30 për qind, ashtu siç ka premtuar gjatë fushatës elektorale, punëtorët shëndetësorë do të hyjnë në grevë
Punëtorët shëndetësorë në Kosovë i kanë dërguar sinjal kryeministrit Ramush Haradinaj se do të hyjnë në grevë të përgjithshme nëse nuk i rritë pagat e mantelbardhëve, ashtu siç kanë premtuar gjatë fushatës. Sipas sindikatës së Shëndetësisë, në fillim të muaji shkurt Shëndetësia do të hyj në kolaps në rast të mosreflektimit nga ana e Qeverisë.
Kështu bëri të ditur Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës.
“Ne e kemi pasur një marrëveshje të nënshkruar para zgjedhjeve ku është premtuar 30 për qind e rritjes së pagave dhe fillimi i pagesës për kujdestari. Ky është premtim i nënshkruar, nuk është vetëm gojor –atëherë ata janë Qeveria edhe mund të mos e mbajnë premtimin, por kjo i bien qe ata po i legalizojnë premtimet gënjeshtra gjatë fushatës elektorale”, tha Syla.
Ai tha se si sindikatë janë për dialog, por, sipas tij, qeveritarët nuk po e dëshirojnë një gjë të tillë, citon RTK.
“Kam frikë se do të vjen deri të paralizimi i të gjitha institucioneve nëse nuk vazhdohet me këtë neglizhencë. Ne jemi për paqe sociale, por si duket dikujt nuk po i intereson paqja sociale”, shprehet ai, transmeton albinfo.ch.
Përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë, kanë zhvilluar takime me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, ku kanë konfirmuar edhe një herë kërkesat e punëtorëve shëndetësorë, e që janë: ligji i pagave, të shtyhet procesi i ri licencimit për punëtorët shëndetësorë si dhe rritja e pagave prej 30 për qind, ka thënë Syla.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










