Kosova
Punëtorët e KEDS-it kërkojnë rritje të pagave
Pas protestave disaorëshe para ndërtesës së KEDS-it dhe Qeverisë së Kosovës, punëtorët e KEDS-it kanë vazhduar me grevë. Gjatë së martës ata kanë pezulluar punën.
Para objektit, me seli kryesore në Prishtinë, ata ishin mbledhur nga shtatë distribucione të vendit për të kërkuar rritje të pagës dhe zbatim të Kontratës kolektive.
Kryetari i Sindikatës, Hysni Gashi, ka kërkuar që rritja e pagave të bëhet për 150 euro, e po ashtu, për punëtorët që kanë përvojë pune trevjeçare të ketë zgjatje të kontratës së punës, përcjell albinfo.ch.
“Që nga viti 2015 po i kërkojmë me ngulm këto kërkesa, por po bien në vesh të shurdhër. Do të japim një mesazh që ka ardhur fundi i durimit dhe bëjmë apel që kërkesat të merren parasysh”, ka thënë ai. Me të përfunduar fjalimet, menaxhmenti i KEDS-it i ftoi në takim krerët e sindikatave, por që nuk arritën një marrëveshje. Ndërsa kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka deklaruar se nëse kërkesat e punëtorëve nuk realizohen, do të futen të gjithë sektorët në grevë. Ndërsa në reagimin e KEDS-it thuhet se ata janë të përkushtuar që të përmirësojmë kushtet dhe beneficionet e punëtorëve. “Edhe një herë ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me sindikata në përpjekjet tona në përmirësimin e operacioneve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqenien e punëtorëve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët”, thuhet në deklaratën e kësaj kompanie.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













