Shqipëria
Publikohen foto historike të porteve të Shëngjinit, Durrësit, Vlorës e Sarandës
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Shqipëri ka sjellë në fokus foto historike të porteve kryesore të vendit.
“Lajmi se porti i Durrësit do të kthehet në një zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet, pas një marrëveshje për transformimin e tij mes qeverisë shqiptare dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, na ngjalli kureshtjen për të kërkuar mes dokumenteve arkivore ndyshimin e këtij porti dhe porteve të tjerë që ka pasur vendi ndër shekuj…”, thuhet në njoftimin që shoqëron fotot.
Sikurse çdo vend tjeter që laget nga detet dhe oqeanet, edhe historia e Shqipërisë është e lidhur pazgjithshmërisht me ujërat që e lagin.
Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve, të cilët kishin flotën e tyre detare të vendosur në detin Adriatik. Buzë Adriatikut shtrihet porti i Durrësit, më i madhi që ka Shqipëria dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. Sikurse porti i Durrësit, edhe ai i Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës kanë patur një impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social.
“Ndërkohë që Qeveria po shikon mundësinë e disa port-marina jahtesh, në funksion të zhvillimit të turizmit elitar, por edhe për ndërtim infrastrukture, sjellim këtu disa foto historike të pamjeve që ka pasur porti i Shëngjinit në 1925, porti i Durrësit në vitin 1940, Vlora në 1937 dhe porti i Sarandës në vitin 1937, bashkë me një studim-skicë të baseneve të këtyre porteve kryesore në vitin 1924”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” Elena Daçi, e lindur dhe e rritur në Londër, përfundoi me sukses studimet në University of... -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse”
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas

















