Lajme
Pse reagimi ndaj vaksinave kundër Covid-19 është më i dukshëm te gratë?
Sistemet imune të burrave dhe grave reagojnë ndryshe ndaj vaksinave. Edhe anti-covid, për arsye hormonale, gjenetike dhe të tjera.
Gjatë vitit të kaluar kemi mësuar se ndryshimet gjinore mund të ndikojnë në përgjigjen imune. Kjo vlen edhe për vaksinat. Gratë duket se reagojnë më fort ndaj imunizimit dhe raportojnë më shpesh efektet anësore.
Sipas një raporti të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA mbi të dhënat e sigurisë nga 13.7 milionë doza të para të vaksinave të administruara në SHBA, 79.1% e reaksioneve anësore të lidhura me vaksinat raportohen nga gratë, megjithëse vetëm 61.2% e vaksinave u janë injektuar pacienteve femra.
Pothuajse të gjitha reagimet e rralla kanë të bëjnë edhe me gratë, 4,5 raste në çdo 1 milion doza të administruara, dhe të gjitha të trajtuara menjëherë dhe të kthyera pa ndërlikime. Sipas mjekes sëzyrës së Sigurisë së Imunizimit Julianne Gee, e intervistuar nga Neë York Times, gratë zakonisht përjetojnë më shumë reagime, në raport me vaksinat, ato të gripit te vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeolës.
Pothuajse të gjitha reagimet anësore të lidhura me vaksinat anti-covid si; një ose dy ditë ethe, lodhje, dhimbje koke, dhimbje në vendin e vaksinimit, janë të lehta ose të moderuara, zhduken shpejt dhe mbi të gjitha tregojnë aktivizimin e sistemit imunitar dhe faktin se vaksina po funksionon. Gjëja e rëndësishme është të jesh i informuar dhe i përgatitur për t’i menaxhuar ato.
Po pse këto reagime janë më të theksuara te gratë?
Kjo mund të jetë pjesërisht për arsye hormonale. Hormonet seksuale si estrogjeni, progesteroni dhe testosteroni mund të lidhen në sipërfaqen e qelizave imune dhe të ndikojnë në sjelljen e tyre. Estrogjeni stimulon qelizat imune për të prodhuar më shumë antitrupa në përgjigje të vaksinave të gripit.
Ndërsa testosteroni ka një veprim imunosupresiv. Faktorët hormonalë janë vënë në dyshim në mënyrë të përsëritur për të shpjeguar rritjen e vdekshmërisë së CoViD-19 te burrat.
Arsye të tjera janë ndoshta gjenetike. Shumë gjene që rregullojnë faktorët imunë ndodhen në kromozomin X, nga të cilat gratë kanë dy në secilën qelizë. Kjo gjithashtu mund të shpjegojë pse 80% e sëmundjeve autoimune ndodhin në gjininë femërore.
Por kjo mund të varet edhe nga doza e vaksinave anti-covid. Fiziku i femrës përthith ilaçet ndryshe nga ai mashkullor, por historikisht, përgatitjet eksperimentale janë testuar kryesisht te burrat.
Megjithëse problemi është zgjidhur pjesërisht në provat moderne klinike, ato të vaksinave anti-covide ende nuk janë planifikuar të testojnë efektivitetin e dozave më të ulëta të vaksinës në trupin e femrës, në mënyrë që të parandalojnë reagimet e tepërta të mundshme.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












