Kosova
Pse qytetarët paguajnë taksë të dyfishtë në rastin e ndërrimit të pronësisë së veturës
Çdo qytetar në Kosovë, pasi e regjistron automjetin me të gjitha procedurat e rregullta dhe pas 1 jave e shet atë, blerësi detyrohet prapë që t’i paguajë të gjitha taksat prej fillimit, përveç pjesës së sigurimit, prej së cilës pjesa e mbetur ose i kthehet pronarit aktual ose i bartet pronarit të ri.
Me rastin e regjistrimit të veturës, qytetarët paguajnë taksën rrugore prej 40 euro, taksën ekologjike – 10 euro, taksën komunale, dhe taksën për ndërrim të tabelave, po ashtu 40 euro. Në total, rreth 100 euro taksa.
Udhëzimi Administrativ për Regjistrimin e Automjeteve i hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, parasheh që këto taksa të paguhen edhe me rastin e ndërrimit të pronësisë së automjetit, pra të njëjtat nuk barten pavarësisht se kanë afat të vlefshmërisë prej 1 viti, shkruan Monitor.
Neni 8 i Udhëzimit që ka të bëjë me ndërrimin e pronësisë kërkon decidivisht “Certifikatën mbi konfirmimin e rregullsisë teknike të mjetit e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se tridhjetë (30) ditë nga dita e lëshimit”, përcjell albinfo.ch.
E njëjta kërkohet edhe me rastin e vazhdimit të regjistrimit të automjetit. Kjo vlen për të gjitha taksat tjera të përfshira në tarifën e regjistrimit të automjetit.
Sipas Sami Mazrekut, Drejtor Ekzekutiv në Byronë Kosovare të Sigurimit, dëmi brenda vitit për qytetarët nga ky udhëzim është diku rreth 15 milionë euro. Sipas tij, duhet urgjentisht që të rregullohet bartja e pronësisë së automjeteve, pasi që qytetarët po obligohen të paguajnë të gjitha taksat sa herë bëjnë shit-blerje të veturave.
“Kërkojmë të rregullohet edhe bartja e pronësisë se automjeteve, pasi që në Kosovë rreth 95 mijë deri 100 mijë pronarë të automjeteve ia ndërrojnë pronësinë veturës brenda vitit”.
Deri vonë ka qenë në fuqi edhe kushtëzimi për pagesën e taksës komunale me rastin e regjistrimit të veturës, por që është hequr nga Qeveria Kurti, përkatësisht Ministria e Financave.
E-Diaspora
-
Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Bernë lidhur me fletvotimet Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka bërë me dije se zarfet me fletvotime sipas...
-
Vazhdon procesi i regjistrimit të votuesve nga diaspora, 11.973 aplikime
-
Viti 2024, vit i sukseseve për femrat shqiptare në Zvicër
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
Jeta në Austri
-
Vjena ka investuar 53 milionë euro në infrastrukturën e çiklizmit në 2024 Vjena investoi pothuajse 53 milionë euro në rrugë të reja çiklizmi në vitin 2024, duke shtuar...
-
Çfarë do të thonë për ju shkurtimet buxhetore të Austrisë
-
Një grua austriake është rrëmbyer në Nigeri
-
Zgjerohen zonat e ndalimit të armëve në Vjenë
-
Ndryshimet që blerësit dhe qiramarrësit mund të presin në Austri në vitin 2025