Shqipëria
Pse po plaket Shqipëria?
Me variantin normal në Shqipëri do të ketë 1,6 milionë banorë, ndërsa varianti pesimit e kthen Shqipërinë në vitin 1938 me 860 mijë banorë
Plakja dhe zvogëlimi i popullsisë shqiptare është fakt, por tashmë është OKB që jep alarmin se Shqipëria deri më 2100 mund të pësojë një rënie drastike të banorëve.
Janë tre skenare, me optimisti, ai me zero emigracion dhe rritje të lindjeve parashikon një popullsi prej 2,8 milionë banorësh. Me variantin normal në Shqipëri do të ketë 1,6 milionë banorë, ndërsa varianti pesimit e kthen Shqipërinë në vitin 1938 me 860 mijë banorë, raporton “TCH”.
Profesor Gëzim Tushi thotë se me të dhënat aktuale rënia e popullsisë është e sigurt. “Në qoftë se do të vazhdojë emigracioni me këto ritme siç është, nëse lindjet do vazhdojnë të jenë në këto nivele nga 2,3 fëmijë për grua që kemi pasur në vitin 90 në 1,6 fëmijë për grua qe jemi tani, gati-gati nuk bëjmë as zëvendësimin natyror të popullsisë këto të gjitha tregojnë se do të ketë një proces rënie”, shprehet Prof. Gëzim Tushi, sociolog.
Sociologia Entela Binjaku shpjegon se çdo të thotë rënie e popullsisë. “Do të thotë popullsi më e plakur në trojet amë, prishje e ekuilibrit midis grupmoshave, do të thotë që gjithnjë e më shumë të moshuar do të jenë dhe gjithmonë e më pak të rinj do jenë kontribuues aktiv në tregun e punës do të thotë dhe nevoja për politika të reja shëndetësore”, shprehet sociologia Entela Binjaku.
Në këtë pikë sipas zonjës Binjaku duhet të ndërhyjë politika. “Ndoshta shifrat e tilla dhe ai skenar negativ veçanërisht do të ndërgjegjësojë gjithë politikën shqiptare që të tregohet më e vëmendshme ndaj atyre perspektivave që i japin kësaj popullsie qëndrueshmëri dhe nuk e lejojnë të zbresë deri në këto shifra kaq katastrofike”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën gjatësi vale është edhe profesor Gëzim Tushi. “Të ndërtohet një strategji kombëtare që ka të bëjë me punësimin, me rritjen e cilësisë së jetës, me përmirësimin e kushteve që kanë të bëjnë me rritjen e atraksionit të njerëzve, me lidhjen me vendin, pastaj me politika që kanë të bëjnë me nxitjen e natalitetit me politika favorizuese me gratë kur bëhen nëna për fëmijët që rritin”, shprehet ai.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












