Lajme
Pse në Gjermani po mungojnë ilaçet?
DW ka përgatitur një artikull lidhur me mungesën e ilaçeve në shtetin gjerman, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se një N e bardhë në një rreth me ngjyrë vjollcë – kur farmacisti Fatih Kaynak e sheh këtë simbol në monitorin e tij në barnatore, ai e di që ky ilaç nuk është i disponueshëm për momentin. “Na mungojnë antibiotikët, ilaçet kundër dhimbjeve, por edhe ilaçet për rregullimin e sheqerit në gjak, për mjekimet e kancerit, për stomakun dhe zemrën”, thotë Kaynak, ndërsa shikon një listë të gjatë, në të cilën N e bardhë vazhdon të shfaqet në anën e djathtë.
274 barna aktualisht nuk janë të disponueshme në farmacinë Berlin Kranich. “Është veçanërisht e vështirë për ne që të kujdesemi për fëmijët”, thotë Kaynak. Në fytyrën e tij shihet një lloj dëshpërimi me gjendjen.
Gjendja po përkeqësohet
Foshnjat dhe fëmijët e vegjël nuk mund të gëlltisin pilula, prandaj prodhohen ilaçe të lëngshme për ta. Për temperatura të larta dhe dhimbje, përdoren lëngje me shije të ëmbël që përmbajnë përbërësin aktiv paracetamol ose ibuprofen. Më shumë se dhjetë milionë pako shiten në Gjermani çdo vit. Por tani raftet në farmacinë Kranich janë kryesisht bosh. Probleme ka edhe me penicilinën dhe lëngjet me antibiotikë.
“Shpesh mungonin nga dy javë, pastaj vinin prapë”. Por tani situata është vërtet e keqe. Kaynak kontrollon gamën e shitësve farmaceutikë me shumicë disa herë në orë dhe pret lajme të mira. “Ne shikojmë dhe porosisim diçka, sapo të vijë”.
E-Diaspora
-
Itali
20-vjeçari nga Kosova dëbohet nga Italia pas shkeljes së urdhrit të largimit I riu u shoqërua deri në Aeroportin Malpensa dhe u kthye në Kosovë, pasi rezultoi se... -
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












