Lajme
Pse në Gjermani po dështojnë konsultimet për ndihmat
Bëhet e ditur se Qeveria federale dhe ato të landeve nuk kanë arritur ende një konsensus për financimin e kostove për lehtësime për qytetarët dhe kompanitë për shkak të çmimeve të larta të energjisë, përcjell albinfo.ch.
Pas një takimi të mbajtur, nuk është arritur ndonjë përparim rreth çështjes së financimit të ndihmave të shumta për qytetarët. Prandaj, kryeministrat e landeve theksuan se janë të zhgënjyer me rezultatet e arritura deri tani.
“Qeveria federale ka treguar pak gatishmëri për të bërë kompromis për çështje thelbësore”, tha kryeministri i Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst (CDU) pas konsultimeve të djeshme në Berlin. Ai shtoi se ende ka shumë pyetje pa përgjigje, siç janë ato të kostove të energjisë për spitale, kostove për biletat e autobusëve dhe trenave, por edhe financimi i refugjatëve.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, theksoi se paketat e mëparshme të ndihmës dhe fondi special i planifikuar tani do të kenë një vëllim total nga 295 miliardë euro. “Qeveria federale do të marrë përsipër dhe do të financojë gati 240 deri 250 miliardë euro nga kjo shumë,” tha Scholz.
Konsultimet do të vazhdojnë pas dy javësh. Debati mes Qeverisë federale dhe atyre të landeve rreth ndihmave për qytetarët vazhdon nga mesi i tetorit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












