Ekonomi
Pse leku nuk konvertohet në Kosovë?
Si valutë zyrtare në Kosovë është euro që prej vitit 2002. Bankat komerciale konvertojnë valutat e tjera, si dollarin, frangun, funten dhe të tjera
Leku shqiptar dhe denari maqedonas nuk konvertohen në bankat që veprojnë në Kosovë. Ekspertët thonë se Kosova nuk ka një treg të fuqishëm financiar, por kërkojnë që kjo e drejtë të njihet.
Edhe pse sipas tyre, Banka Qendrore e Kosovës duhet të mbikëqyrë institucionet financiare, në BQK deklarojnë se kjo nuk është çështje e tyre.
Banorët e Kosovës kur shkojnë në Maqedoni dhe Shqipëri duhet të kujdesen që të mos u mbesin para të këtyre shteteve, pra valuta të tyre, kjo ngase në Kosovë ato nuk konvertohen, raporton “Kosovapress”.
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë nuk e ofrojnë këtë shërbim. Derisa njohës të ekonomisë pohojnë se të gjitha tregjet financiar në botë u japin klientëve valuta të forta dhe të dobëta, ndërsa në Kosovë një gjë e tillë nuk ndodh dhe konsiderojnë se edhe në tregun kosovar duhet të bëhet konvertimi i valutave të shteteve fqinje, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë të Bankës Qendrore nuk dëshirojnë të komentojnë për këtë mungesë të shërbimeve në bankat e Kosovës. Zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti, shkurt deklaron se kjo i takon natyrës operative si dhe planeve dhe politikave biznesore të bankave.
Profesori në Fakultetin Ekonomik në UP, Nagip Skënderi, thotë se denari i Maqedonisë apo leku i Shqipërisë nuk janë shumë të kërkuara në tregun financiar të Kosovës dhe natyrisht se klientët nuk janë të interesuar për këtë, kështu që nuk ka një treg të zhvilluar mirë financiar, andaj, sipas tij edhe interesimi bie për moskonvertim.
Njohësi tjetër i ekonomisë Jakup Bellaqa, ka thënë se përgjegjësinë për mos konvertim të valutës së denarit dhe lekut e bart BQK-ja, e cila ka një rol monitorues ndaj bankave komerciale. Ai shton se BQK duhet t’i mbikëqyrë më fuqishëm institucionet financiare.
Ndërsa, drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka thënë për KosovaPress se për shkak të kërkesave të vogla të qytetarëve të Kosovës, bankat në vend nuk i konvertojnë valutat e caktuara.
Si valutë zyrtare në Kosovë është euro që prej vitit 2002. Bankat komerciale konvertojnë valutat e tjera, si: dollari, frangu, funte dhe të tjera.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













