Kuriozitete
Pse ky lloj Mercedesi shkaktoi probleme financiare në vitet ‘80-a?
Pas shumë testeve, gjiganti në industrinë e automobilave, Mercedes, hasi në probleme financiare në vitin 1980 për shkak të shitjeve të pamjaftueshme të pjesëve të këmbimit për një nga modelet e tij më të njohura, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se Mercedes-Benz W123 është një nga modelet më të qëndrueshme dhe më të mira të makinave të prodhuara ndonjëherë. Pronarët kishin vetëm fjalë lavdërimi për makinat “të pathyeshme” që shpesh kalonin më shumë se 1 milion kilometra.
Po ashtu, theksohet se mirëmbajtja e këtij modeli ishte e lirë, pasi ishte pothuajse inekzistente, përveç ndryshimeve të rregullta. Ky ishte pikërisht një nga problemet më të mëdha të kësaj linje.
Mercedes u përball me probleme financiare në vitet ’80 për shkak të shitjeve të pamjaftueshme të pjesëve rezervë për W123. Domethënë, makina ishte aq e qëndrueshme sa që pjesët pothuajse nuk u shitën kurrë. Ndodhi që kjo makinë përshkoi mesatarisht 800,000 kilometra derisa ndodhi defekti i parë i madh, duke e bërë atë një nga makinat më të qëndrueshme ndonjëherë.
Referuar deklaratave të shumë njerëzve, W123 ishte modeli më i mirë dhe më i njohur i Mercedesit. Ai bazohet në klasën W116 S. Dizajni i tij retro-futuristik la një gjurmë të madhe në makinat Mercedes.
Është i njohur për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e tij të jashtëzakonshme. Modeli dizel 220 dhe benzinë 250 u hoqën nga prodhimi, ndërsa të gjithë motorët e tjerë u përforcuan. W123 vendosi një rekord prej 3 milionë njësive të shitura. Gjithashtu përmes kësaj serie Mercedes prezantoi serinë Estate ose “vagon” të makinave të saj.
W123 njihet si një nga makinat taksi më të famshme.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë











