Autotech
Pse kanë rënë shitjet e iPhone-s
Shitjet e iPhone-s së Apple kanë pësuar një rënie në normën e tyre më të lartë gjatë tre muajve deri në fund të marsit por po tregojnë një farë stabilizimi. Gjiganti teknologjik tha se të ardhurat nga iPhone kanë pësuar një rënie prej 17% në 31 miliardë dollarë.
Megjithatë, shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se shitjet ishin më të larta në fund të marsit, duke përfshirë edhe Kinën ndërsa uli çmimet e iPhone për të rritur kërkesën.
Kompania kishte paralajmëruar për një ngadalësim të shitjeve të iPhone në fillim të këtij viti, veçanërisht në Kinë, ku Apple konkurron me rivalë më të lirë si Huawei Technologies dhe Xiaomi.
Por Cook tha se ndreqja e çmimeve në Kinë, taksat më të ulëta kineze mbi iPhone dhe marrëveshjet e reja tregtare dhe të financimit ndihmuan shitjet të fillojnë të rimëkëmben gjatë këtij tremujori. Ai gjithashtu vlerësoi përmirësimin e kërkesës për produkte si Apple Watch, transmeton ‘Scan’.
Fitimet për tremujorin e dytë kanë rënë në $ 11.5 miliardë dollarë krahasuar me 13.8 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Apple po përpiqet të zhvendosë besimin e saj në iPhone drejt shërbimeve dhe muajin e kaluar zbuloi platformën e saj të re televizive, Apple TV +, për të marrë kompanitë më të njohura si Netflix, përcjell albinfo.ch.
Të ardhurat e shërbimeve u rritën në $ 11.4 miliardë dollarë nga $ 9.8 miliardë dollarë në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














