Bota
Pse falimentoi “Germania”?
Së pari duhet thënë, se të prekur nga falimentimi janë vetëm fluturimet me destinacion ose nisje nga aeroportet gjermane, dhe jo aeroportet zvicerane ku operojnë kompanitë bija Germania Zvicër dhe Bulgarian Eagle
Kush e përfytyronte që kompania ajrore e shpallur si më e mira e vitit 2018 (sipas portalit Trip Advisor) do të falimentonte në fillim të shkurtit 2019? “Germania”, e katërta për nga madhësia në Gjermani pas Eurowings, TuiFly dhe Condor tani është duke u shqyrtuar nga administratori i falimentimit, ndërkohë një sërë pyetjesh mbeten të hapura, si për investitorët, ashtu edhe për 260 mijë udhëtarë që kishin shpresuar se do të udhëtonin me të, raporton “DW”.
Ndërkohë administratori i falimentimit, Rüdiger Wienberg, bëri të ditur të premten (8.2.2019) se po bëhen biseda për të ruajtur disa pjesë të kompanisë. Ai tha më tej se po zhvillohen negociata me Entin Federal të Aviacionit dhe qeradhënësit e 27 avionëve të flotës për të krijuar kushtet e nevojshme me qëllim që avionët si dhe oraret dhe vendet e rezervuara për ta të mos mbeten pa punë, përcjell albinfo.ch.
Deri tani ka disa kompani të tjera ajrore që kanë shprehur dëshirën të mbushin boshllëkun e krijuar nga Germania në disa aeroporte: Tuifly do të marrë përsipër fluturimet e Germania-s nga aeroporti i Nurenbergut, ndërsa Sundair fluturimet nga aeroporti i Dresdenit. Kurse kompania bijë e Lufthansa-s, Eurowings-i, dëshiron vendet e rezervuara (slots) të Germania-s në aeroportin e Dyseldorfit.
“Do të jetë një sfidë e madhe për çdo investitor që me mbeturinat e Germania-s të krijojë një kompani ajrore për turizmin”, konstaton gazeta ekonomike gjermane “Handelsblatt” në një koment të sajin, por do t’ia vlente mendon autori. Sepse tregu i udhëtimeve ajrore për pushues është duke u konsoliduar aq fort, saqë në fund të ditës duket se ai ose pjesë të mëdha të tij do të mbisundohen nga vetëm një kompani: Eurowings. E kjo do ta bëjë edhe më të vështirë uljen e çmimeve.
Gjithsesi, për udhëtarët shtrohet pyetja se a do të mund t’i përdorin ato biletat që kanë tashmë në duar. Së pari duhet thënë, se të prekur nga falimentimi janë vetëm fluturimet me destinacion ose nisje nga aeroportet gjermane, dhe jo aeroportet zvicerane ku operojnë kompanitë bija Germania Zvicër dhe Bulgarian Eagle.
Dëmshpërblim vetëm për paketat
Për udhëtarët që i kanë prerë biletat, si paketa (udhëtim dhe hotel) përgjegjësinë e mban agjencia e udhëtimeve, e cila është e detyruar t’u organizojë pasagjerëve të tyre fluturime alternativë. Por kujdes! Kjo nuk vlen për ata që kanë prenotuar vetëm udhëtimin. Në raste të tilla ata agjencia (qoftë kjo me sportel, qoftë në internet) është vetëm ndërmjetësuese mes klientit dhe kompanisë ajrore dhe nuk është detyruar ta dëmshpërblejë klientin.
Për udhëtarët që i kanë prerë biletat direkt te Germania situata paraqitet më e vështirë. Sepse sipas ligjeve në fuqi, Germania nuk është e detyruar as t’u kthejë paratë e biletës, e as të organizojë një udhëtim të ri. Për ata nuk mbetet tjetër, veçse të shohin se mos u bie ndonjë pjesë kur të ndahet pasuria falimentuese. Por radha aty është tepër e gjatë dhe gjasat për dëmshpërblim, sipas përvojës, janë shumë të vogla.
Por një ngushëllim i vogël: Shumë kompani ajrore, si Eurowings, Ryanair dhe Laudamotion ofrojnë bileta me çmim të lirë për udhëtarët e Germania-s. Kompani të tjera si Austrian Airlines, Condor, Lufthansa, Swiss dhe TUIfly ofrojnë bileta me kushte speciale.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Gjenevë
Rame Dardania rikthehet në Gjenevë me ekspozitën “Les émotions” “Les émotions”, një udhëtim i thellë artistik në botën e brendshme të njeriut... -
Finlandë
Vetëm 19 vjeçe, Hana Orllati magjeps jurinë e The Voice of Finland -
Francë
Francë: Shqiptari dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e partneres para syve të fëmijës -
Itali
Aksident tragjik në Itali, humb jetën një 20-vjeçar shqiptar -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











